Lajme

Detaje/ Vidhen stoli ari mbi 70 mijë euro në dy lokacione, katër të arrestuar

Autori: Gazeta inFokus 21:43 | 02 March 2023

Sot janë arrestuar katër persona për dy raste të ndara të vjedhjeve në Podujevë e Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.

Rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë,me datën 20.01.3023, ku nga persona të dyshuar janë vjedhur stoli ari dhe bizhuteri (në vlerë rreth 70000 euro).

Këtë për Gazetën Infokus e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

-Advertisement-

“Puna e hetuesve policor është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative, kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar, si dhe të sekuestrojnë një veturë që dyshohet të jetë përdorur në rast. Pjesë e aksionit ka qenë kontrolli i vendbanimit të personit të dyshuar, i cili është realizuar në koordinim me prokurorin e shtetit dhe gjyqtarin e procedurës paraprake. Personi i dyshuar ,  K.S mashkull, 35 vjeç, Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes”, ka deklaruar Ahmeti për infokus.

Kurse në rastin e dytë, janë arrestuar tre persona për vjedhje në fshatin Siboc të Podujevës më datë 17.02.2023.

“Sot hetuesit e stacionit policor të Podujevës, kanë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën vjedhje grabitqare e cila është raportuar me datën 17.02.2023.  Rasti ka ndodhë në fshatin Sibovc, saktësisht në një shtëpi, ku të vjedhura janë raportuar stoli ari, që arrijnë vlerën rreth 7000 euro. Tre personat e arrestuar, (njëri nga ta i mitur), pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore,  janë dërguar në mbajtje”, ka thënë tutje Ahmeti për Infokus./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera