Detaje/ Vidhen stoli ari mbi 70 mijë euro në dy lokacione, katër të arrestuar

Autori: Gazeta inFokus
21:43 | 02 March 2023
Sot janë arrestuar katër persona për dy raste të ndara të vjedhjeve në Podujevë e Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.
Rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë,me datën 20.01.3023, ku nga persona të dyshuar janë vjedhur stoli ari dhe bizhuteri (në vlerë rreth 70000 euro).
Këtë për Gazetën Infokus e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Puna e hetuesve policor është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative, kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar, si dhe të sekuestrojnë një veturë që dyshohet të jetë përdorur në rast. Pjesë e aksionit ka qenë kontrolli i vendbanimit të personit të dyshuar, i cili është realizuar në koordinim me prokurorin e shtetit dhe gjyqtarin e procedurës paraprake. Personi i dyshuar , K.S mashkull, 35 vjeç, Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes”, ka deklaruar Ahmeti për infokus.
Kurse në rastin e dytë, janë arrestuar tre persona për vjedhje në fshatin Siboc të Podujevës më datë 17.02.2023.
“Sot hetuesit e stacionit policor të Podujevës, kanë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën vjedhje grabitqare e cila është raportuar me datën 17.02.2023. Rasti ka ndodhë në fshatin Sibovc, saktësisht në një shtëpi, ku të vjedhura janë raportuar stoli ari, që arrijnë vlerën rreth 7000 euro. Tre personat e arrestuar, (njëri nga ta i mitur), pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, janë dërguar në mbajtje”, ka thënë tutje Ahmeti për Infokus./Gazeta Infokus/

Të tjera
-
Oficeri i FSK-së diplomon në Kolegjin e Luftës të Ushtrisë së SHBA-së
Nënkoloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gezim Sada ka diplomuar me sukse...
-
Sot ditë shumë e nxehtë, temperaturat deri 34 gradë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se kjo fundjavë do të...
-
Sot tentativa e 28-të për ta konstituuar Kuvendin
Sot, deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish për te...
-
E rëndë: Vd*es 38-vjeçari shqiptar në Itali pas një aksidenti me traktor
Një 38 vjeçar shqiptar ka vdekur derisa po punonte në Itali. Tashmë i ndje...
-
Rama për “Defender 25”: Një nga stërvitjet më të mëdha të dekadës së fundit
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale pamje nga stë...
-
51 aksidente dhe 784 gjoba trafiku për Kurban Bajram
Në ditën e Kurban Bajramit, Policia e Kosovës shqiptoi plot 784 gjoba trafiku...
-
Gjimshiti besimplotë se nga Serbia do t’i marrin nesër tri pikë
Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshiti, ka thënë se ekipi i Sylvino...
-
Ish- zëdhënësi i NATO’s Jamie Shea thotë se Rusia tashmë e ka humbur ushtarin e 1 miliontë në Ukrainë
Ish-zëdhënësi i NATO-s Jamie Shea ka deklaruar se Rusia ka regjistruar tashmë...
-
Uashingtoni e konfirmon se Ballkani është pjesë e strategjisë së tyre për dëbimin e migrantëve – s’japin detaje
Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategj...
-
Nait Hasani: Qeveria Kurti gëzohet për dënimin e Thaçit – ende ëndërrojnë kthimin e Serbisë në Kosovë
Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të Qeverisë ...
-
BE i ndan mbi 106 milionë euro për Gjykatën Speciale, 64.5 milionë për EULEX’in që ia zgjati mandatin
Këshilli i Bashkimit Evropian ka marrë vendim për t’ia zgjatur mandatin Misio...
-
Mrekulli: Fëmijët e gjejnë të gjallë të riun e aksidentuar tri ditë më parë
Një ngjarje për mrekulli ka ndodhur në Bulqizë ku një 35-vjeçar ishte shpallu...