Lajme

Detaje të reja për aksidentin në Obiliq ku humbi jetën një person

Autori: Gazeta inFokus 08:32 | 25 January 2022

Detaje të reja janë dhënë në raportin 24 orësh të Policisë për aksidentin e djeshëm në fshatin Palaj të Obiliqit, ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe janë lënduar katër të tjerë.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur mes një autobusi dhe një veture.

Vdekjen e drejtuesit të automjetit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa katër të lënduarit të tjerë janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

-Advertisement-

“Fsh. Palaj, Obiliq (NN) 24.01.2022 – 07:35. Është raportuar për një aksident trafiku mes një autobusi dhe veture. Si pasojë, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar drejtuesi i automjetit viktima mashkull kosovar vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar katër persona të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera