Fokus

Detaje të reja nga përleshja mes dy grupeve në Prishtinë – Një i arrestuar, tre të tjerë në kërkim (EMRAT)

Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 27 March 2024

Në një përleshje me armë mes dy grupeve që ndodhi mbrëmë në Prishtinë mbeti i vdekur 30 vjeçari, Egzon Haziri ndërsa tre persona të tjerë u plagosën, ndër to edhe dy gra që dyshohet se ishin kalimtare rasti.

Burime të Gazetës Infokus brenda Policisë së Kosovës, bëjnë me dije se janë katër të dyshuar të cilët u gjuajtën me armë rreth orës 21:00 në Allanë të Prishtinës, derisa njëri nga ta është arrestuar mbrëmë.

Sipas burimeve i arrestuari është Bilall Kçiku ndërsa tre të dyshuarit e tjerë janë Fitim Doda, Naim Berisha dhe Ahmet Berisha.

-Advertisement-

Gazeta Infokus po ashtu mëson se rasti i mbrëmshëm lidhet me rastin i cili ndodhi në po të njëjtën ditë, pra të martën në Kolovicë, rreth orës 13:40 ku pati gjuajtje me armë në drejtim të një veture dhe mbeti i plagosur një person.

 Çfarë deklaruan zyrtarisht nga policia për rastin e parë dhe të dytë?

Rasti i parë siç konfirmuan për Gazetën Infokus nga Policia e Kosovës ndodhi rreth orës 13:40 në Kolovicë ku u gjuajt me armë drejt një veturë dhe shoferi mbeti i plagosur.

“Sot rreth orës 13:40 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Haxhi Zeka”në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.   Bazuar në të dhënat fillestare  dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e personave të dyshuar ( të cilët janë identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, deklaruan të martën nga policia për Infokus.

PAMJE NGA RASTI I PARË

Derisa rasti i dytë ndodhi rreth orës 21:40 po ashtu në Kolovicë lagjen Allana, ku gjuajtjet me armë ishin në mes të dy grupeve, personat e cekur më lartë, ku si pasojë mbeti i vrarë një 30 vjeçar.

PAMJE NGA RASTI I DYTË

“Rreth orës 21:15, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Jeronim De Rada” në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit ku  fatkeqësisht njëri nga ta ka ndërruar jetë. Ndërkohë që e plagosura është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, deklaroi mbrëmë, zëdhënësi i policisë, Agron Borovci për Infokus.

Tre të plagosurit në përleshjen mes dy grupeve në Prishtinë në mjekim intensiv

Pamje ekskluzive nga vendi i ngjarjes, shtëpia ku mbeti i vd*kur një person dhe e plagosur një grua

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera