Lajme

Detaje për aksidentin Gjilan – Prishtinë| Dy persona u dërguan në spital

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 23 September 2020

Në aksidentin që ka ndodhur në mëngjesin e së mërkurës në magjistralen Prishtinë-Gjilan, kanë mbetur të lënduar dy persona.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Infokus, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj aksidenti ka ndodhur në fshatin Slivovë, ku të përfshira kanë qenë dy vetura.

-Advertisement-

“Rreth ores 07:30 në rrugën Prishtinë-Gjilan saktësisht në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”,ka thënë Ahmeti.

Gazeta Infokus ju sjellë fotografi nga vendi i ngjarjes./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera