Detaje ekskluzive nga Brukseli, targat gati punë e kryer, bllokadë për “letrat e bardha”

Autori: Gazeta inFokus
18:41 | 18 August 2022
Disa javë përgatitje, paratakimet në NATO, angazhimi i SHBA-së dhe pesë orë bisedime nuk qenë mjaftueshëm të frytshme sa për t’u arritur ndonjë marrëveshje mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuciq. Ku kanë ngecur palët? Çka konsiderohet punë e kryer deri tash mes Kosovës dhe Serbisë?
Pse është i pakënaqur emisari amerikan? Express ju sjell detajet që ka mësuar nga takimi i sotëm.
Ndonëse pritjet ishin për ndonjë marrëveshje, kur Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell u lajmërua tek pasdite, tha se takimi i sotëm ishte “jonormal” dhe ishte thirrur “për menaxhim krizash”.
Gazeta Express ka marrë vesh që sot aty është diskutuar për çështje të hapura, për të cilat palët s’janë pajtuar me njëra-tjetrën. Shpresat e ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian janë që të mbahet një takim tjetër, para 1 shtatorit, kur Qeveria e Kosovës është zotuar se do të fusë në fuqi vendimin për reciprocitet me targa dhe dokumentet e lëshuara nga Serbia.
Siç mëson Gazeta Express, “eliminimi i letrave të bardha”, pra ato që jepen në Serbi kur një shtetas kosovar hyn në territorin e saj, janë pengesa që s’po tejkalohet në këto bisedime.
Me 31 korrik, situata u tensionua pak orë para se të hynte në fuqi vendimi me të cilin Kosova, si Serbia, do t’i pajiste shtetasit serbë me një dokument “hyrje/dalje”. Po ashtu, nuk do të lejoheshin më targat e lëshuara ilegalisht nga Serbia për Kosovë.
Kjo çështje, sipas informacioneve që i ka Express, nuk ka kthim mbrapa. Ndërmjetësuesit përkrahin vendimin e Qeverisë së Kosovës.
“Ndërmjetësit dhe palët konsiderojnë se çështja e targave është e mbyllur, rrjedhimisht serbët duhet t’i marrin targat e Kosovës”, i ka thënë një burim Gazetës Express.
Përveç dy përfaqësuesve të Bashkimit Evropian që morën pjesë në takimin e sotëm, në Bruksel, ka shkruar edhe Gabriel Escobar, i angazhuari i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi.
Express mëson se emisari amerikan është i pakënaqur me Kurtin, pasi që, sipas një burimi, në takim me Blinkenin ka shfaqur mospranueshmëri me dokumentin e Marrëveshjes për të Zhdukurit. Marrëveshja për të zhdukurit, e negociuar nga Skender Hyseni, ishte konsideruar si “marrëveshje e përfunduar”.
Borrell tha sot pas takimit 5-orësh, se nuk ka marrëveshje, por shpresat e tij janë që të ketë takime të tjera, para 1 shtatorit.
“Nuk kemi një marrëveshje sot, por ky nuk është fundi. Të dy liderët janë pajtuar që procesi ka nevojë që të vazhdojë dhe se diskutimet do të rinisin në ditët në vijim. Ka ende kohë deri në shtator. Unë nuk heq dorë”, tha Borrell.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së tha se Kurti dhe Vuciq kanë pasur mundësinë që të shpalosin pikëpamjet lidhur me marrëveshjen gjithëpërfshirëse.

Të tjera
-
Lushtaku: Partia e parë po e shkel Kushtetutën, me deputetë të dirigjuar
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, ka reaguar ashpër...
-
Strehon 275 qenë endacakë, Komuna e Prishtinës paguan qytetarin 165 mijë euro në vit
13 mijë e 750 euro është shuma që qytetari P.G merr në muaj për 275 qentë që ...
-
E dhimbshme: Vdes i riu nga Peja që u aksidentua javën e kaluar
Një i ri ka vdekur në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës. Ai u ak...
-
Policia e Kosovës shpall konkurs për vende të reja pune në disa qytete
Policia e Kosovës ka shpallur konkurs për disa pozita të lira pune në kuadër ...
-
‘Kemi gjetur një blerës për TikTok’! Trump: Në dy javët e ardhshme do zbuloj më shumë detaje
A ka gjetur më në fund qeveria amerikane një rrugëdalje nga “gjemba” TikTok? ...
-
Muharremi: VV dominon te votuesit me të ardhura të ulëta, PDK ngjitet te shtresa e pasur
Analisti Shenoll Muharremi ka ndarë rezultatet e matjes së fundit të opinioni...
-
NASA ka bërë një zbulim të ri e të jashtëzakonshëm
Teleskopi Hapësinor James Webb i NASA-s ka kapur së fundmi prova të një plane...
-
Fundjavë zie në Ferizaj, vdesin dy të rinj në rrethana të ndryshme
Fundjava që lamë pas ka qenë tejet e rëndë për qytetin e Ferizajt, i cili ësh...
-
Digjet një objekt në fshatin Sllovi të Lipjanit
Në fshatin Sllovi të Lipjanit sonte ka shpërthyer një zjarr i madh në një obj...
-
Protesta në Beograd, Aleksandar Ivanoviq: Njerëzit janë të vendosur ta luftojnë regjimin mafioz deri në fund
Rreth dhjetë mijë njerëz janë mbledhur para Zyrës së Prokurorit të Lartë ...
-
Mesazhet kryesore të Macron nga telefonata me presidentin iranian
Presidenti francez Emmanuel Macron ka përdorur rrjetet sociale për të thënë s...
-
“Ti humbe”/ Rama i përgjigjet deputetit britanik me foto AI: Të pres me padurim në Shqipëri siç të premtova
Kryeministri Edi Rama nuk ka humbur kohë dhe i është përgjigjur deputetit bri...