Lajme

Dështon përzgjedhja e anëtarit të bordit të RTK-së, përsëritet konkursi

Autori: Gazeta inFokus 17:14 | 24 October 2022

Në vazhdimin e seancës plenare, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur ta zgjedhë një anëtar të ri të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar.

Në garë ishin dy kandidatë, të cilët nuk morën votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur anëtar bordi. Në votimin me procedurë të fshehtë, kandidati Mehmet Kalisi ka fituar 29 vota, dhe kandidati tjetër Besnik Aliu ka marrë vetëm 10 vota.

Në votim kanë marrë pjesë 78 deputetë, të pa vlefshme 39 fletëvotime.

-Advertisement-

Nënkryetarja e Komisionit, Saranda Bogujevci tha se në bazë të të dhënave nga Komisioni, asnjëri nga kandidatët e propozuar për anëtar të Bordit të RTK-së nuk kanë marrë votat e mjaftueshme.

Bogujevci tha se për këtë pozitë të anëtarit të bordit në RTK, duhet të përsëritet konkursi.

Gazeta Express ka raportuar rreth parregullësive gjatë procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarin e bordit të RTK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera