Dështoi takimi në mes të katër kryetarëve: Edhe në këtë komunë të udhëhequr nga LVV-ja nuk po mbahet mësimi
Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 05 September 2022
Përveç Podujevës, edhe në komunën e Gjilanit që drejtohet nga Alban Hyseni i Vetëvendosjes mësimdhënësit e kanë vazhduar grevën dhe mësimi nuk ka nisur sot.
Si duket takimi i katër liderëve të komunave të vetme ku udhëheq partia në pushtet dhe thirrja që nxënësit të kthehen sot në shkolla sepse fillon procesi i rregullt mësimor nuk pati sukses.
Që mësimi në shkollat e Gjilanit nuk ka filluar as sot, për Gazetën Infokus e ka konfirmuar, Drejtoresha e Arsimit në këtë komunë, Selvete Sylejmani.
Sylejmani ka thënë se në shkolla në ndërrimin e paradites nuk është mbajt mësimi e që pritet të shihet se çfarë do të ndodhë me orarin e pasdites.
“Deri më tani asnjë shkolle nuk ka filluar mësimin, në asnjë shkollë në Gjilan me aq sa kemi ne informata. Jemi duke u munduar të kuptojmë se a do mbahet mësimi në shkollat që fillojnë mësim pasdite pasi gjatë të enjtes dhe të premtes dy shkolla fillore kanë mbajtur mësim të rregullt. MësimI që fillon prej orës 13:00 nuk jemi ne dijeni se a do mbahet mësimi a jo ne këto dy shkolla për sot , pas kërkesës nga këshilli i prindërve ne do mbajmë një takim me ta”, ka thënë drejtoresha e arsimit.
E që mësimi nuk po mbahet për Infokus e kanë konfirmuar edhe dy shkolla në Gjilan.
“Ne kemi ardhë në shkolle po rrimë po presim mësimi nuk është duke u mbajtur tha”, tha drejtori i shkollës Fillore, “Aferdita” Kishnapole, Ramadan Mehmeti.
Mësimi nuk po mbahet as në shkollën “Selami Hallaci”, kjo sipas zëvendës drejtorit të shkollës, Fatmir Selimi.
“Na jem t përgatitën për mësim na vijmë me kohe në shkolle na skemë t’ bëjmë me greve, por mësim nuk është tu u mbajt nuk është ne dorën tonë” ka thënë për Infokus, Zv. drejtori i shkollës Selami Hallaçi.
Të dielën Ministria e Arsimit bëri thirrje që prindërit të sjellin të hënën (sot) fëmijët në shkolla pasi do të fillojë mësimi, mirëpo pavarësisht kësaj thirrje, mësimi nuk po mbahet.
Derisa të dielën u takuan edhe katër kryetarët e komunave të udhëhqeura nga partia në pushtet të cilët po ashtu bënë thirrje që sot do të fillojë mësimi. Në këtë takim të përbashkët të kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni, kryetarit të Kamenicës, Kadri Rahimaj, kryetarit të Shtimes, Qemajl Aliu, dhe kryetarin e komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, njëzëri me Ministrinë e Arsimit kanë bërë thirrje që prindërit nga sot të sjellin nxënësit në shkolla, pasi mësimi do të fillojë.
Ndërsa kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, ka deklaruar se greva do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të mësimdhënësve, madje ai ka thënë se greën nuk e ndalë edhe “nëse e ngrehin zhagë për vdekje”./Gazeta Infokus/
Shkolla në Podujevën e udhëhequr nga LVV-ja përgënjeshtron komunën: Mësimdhënësit janë ende në grevë
Të tjera
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...