Dëshmitari i masakrës së Sllovisë, për dënimin e Stanishiqit: Është një dënim qesharak, drejtësia e vonuar është padrejtësi
Autori: Gazeta inFokus 19:32 | 05 October 2021
Goran Stanishiq është dënuar me 20 vite burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pasi u gjet fajtor për vrasjen e 13 civilëve në Sllovi të Lipjanit gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Lidhur me dënimin e tij kanë folur dëshmitarët dhe familjarët e viktimave.
Njëri nga dëshmitarët, Feriz Gërbeshi i mbijetuar i masakrës së “Lugut të Demës” tha se aty kanë ndodhur dy ditë masakra.
“Këtu kanë ndodh dy ditë masakra të pandërprera, me 15 prill 1999 forcat ushtarake, policore kanë vrarë 24 civil shqiptarë në këtë fshat, dhe kanë djeg mbi gjysmën e fshatit, dhe ditën e dytë kanë vazhduar të njëjtën ofensiv, me të nëjjtit persona të përfshirë, protagonistë ka qenë edhe një roje e pylli, kanë vazhduar kanë bërë rrethime, në atë rrethim kam qenë edhe unë, ku në atë vend janë ekzekutuar 17 persona, në mesin e tyre dy kanë qenë gra, 14 të gjinisë mashkullore, prej moshës 16 vjeçare deri 80 vjeç”, tha Gërbeshi ne Klan Kosova.
“Nuk është vetëm një person, ka qenë një grup kriminal i organizuar, të gjithë kanë vepruar edhe në krime jashtë Sllovisë, vetëm me bekimin e tyre janë vrarë këta njerëz”.
“Është dënuar vetëm për 13 persona për shkak se nuk jam në dijeni se çfarë kanë deklaruar dëshmitarët, dëshmitë e dëshmitareve me shumë mundësi kanë qenë më të fuqishme për këta 13 të vrarët, është vetëm njëri prej tyre i dënuar, këtu kanë qenë shum tjerë”.
“Për neve është një dritë në fund të tunelit, për shumë nëna që gjenden këtu dhe nëna që nuk jetojnë më, krejt kanë qenë dëshmitare të vrasjes së bijve të tyre, është një dënim qesharak, drejtësia e vonuar është padrejtësi, është dënim i ulët se ata meritojnë vetëm dënim me vdekje, jo vetëm ky por të gjithë me emër dhe mbiemër e dimë se cilët kanë marrë pjesë”.
Ilmije Ismajli dëshmitare dhe familjare tha se i është vrarë djali i saj dhe djali i axhës.
“Më kujtohet krejt ngjarja, erdh djali më kërkoi ujë, i thash se nuk ka, ka shkuar pastaj të marrë ujë të kroi, janë dalë policia serbe, ata kanë ikë malit, atje në rrafsh i kanë mbyt, burri kur ka shkuar nuk ka arritur as ta njoh, vetëm me letërnjoftim ka arritur ta njoh”, ka deklaruar ajo.
Të tjera
-
Osmani: Kosova storie suksesi e mbështetjes së SHBA-së, Serbia po punon kundrejt gjithçkaje
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se pati një diskutim përmbajtësor ...
-
Me tupana dhe flamuj, VLEN festë të madhe edhe në Tetovë
Me tupana dhe flamuj, VLEN feston edhe në Tetovë rezultatin zgjedhor për zgj...
-
Këto janë rezultatet nga numërimi i më shumë se gjysmës së votave në zgjedhjet kuvendare në Maqedoninë e Veriut
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e rezultateve të pa...
-
Zyra e BE-së në Kosovë shpall “Evropianin e vitit”
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë për vitin e nëntë radhazi ka ndarë çmimin...
-
Presidencialet në RMV: Siljanovska Davkova po prin ndaj Pendarovskit
Kandidatja për presidente në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silja...
-
BDI shpall fitoren në Tetovë
Sot në Maqedoninë e Veriut, janë mbajtur dy procese zgjedhore. Është zhvil...
-
Holtgen: Kosova nuk është në rendin e ditës së Këshillit të Ministrave të KiE
“Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ar...
-
KSHZ: Zgjedhjet ishin korrekte, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në konferencën e fundit për media ka njoft...
-
Katër të lënduar në një aksident mes një veture dhe një autobusi në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë
Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku të ndodhur mes një veture ...
-
Asociacioni – pritë në rrugën e Kosovës drejt KiE-së
Për t’i mbështetur përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës...
-
Kërkohet paraburgim për personin që dyshohet se ka laborator dro*ge në Leposaviq
Është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit për të dyshuarin M.I, i cili dy...
-
Mbyllen vendvotimet për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoni të Veriut
Në Maqedoni të Veriut është mbyllur procesi i votimit për zgjedhjet presidenc...