Lajme

Dërgoi mesazh kërcënues ndaj shkollës, nisin hetimet për nxënësin në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 01 June 2023

Një nxënës i ka dërguar disa mesazhe kërcënuese tek drejtori i shkollës “Luciano Motroni”, në Prizren.

Në mesazhet e dërguar ai ka shkruar se e ka përpiluar një listë të nxënësve që do t’i vras, përfshirë edhe drejtorin e shkollës.

Menjëherë janë aktivizuar institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë.

-Advertisement-

Në një përgjigje për Klankosova.tv zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prizrenit Fitore Mehmeti –Sejrani, tha se është autorizuar për zhvillimin e hetimeve dhe grumbullimin e informacioneve lidhur me rastin, por pa dhënë më shumë detaje lidhur me ngjarjen.

“Meqë i dyshuari në këtë rast është i mitur, nuk mund t’ju japim detaje të tjera për shkak të konfidencialitetit të procedurës dhe ndjeshmërisë së rastit”, thuhet në përgjigje.

Rasti është konfirmuar edhe nga policia e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera