Lajme

Dërgohet në spital pa shenja jete një burrë në Deçan, familjarët thonë se ishte rrëzuar aksidentalisht

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 06 December 2022

Një person nga Deçani është dërguar pa shenja jete në Qendrën Klinike Mjekësore Familjare nga familjarët e tij, shkruan Gazeta Infokus.

Siç njofton policia, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 16:30 e ku thuhet se sipas familjarëve ishte rrëzuar aksidentalisht.

“Nga familjarët e tij në QKMF, është dërguar pa shenja jetë viktima mashkull kosovar. Sipas familjarëve viktima ishte rrëzuar aksidentalisht dhe si pasojë e lëndimeve të marra kishte ndërruar jetë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML për autopsi./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera