Lajme

Deputetja britanike e quan Daçiqin “Slloba i vogël”, s’kërkoi falje për krimet seksuale gjatë luftërave

Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 29 November 2022

Skandali me prezencën e ministrit të Jashtëm të Serbisë në një konferencës për viktimat e dhunës seksuale në Londër ka nxitur edhe reagimin e një deputeteje britanike.

Pas protestës së ashpër të ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, reagimi i britanikes, Alicia Kearns ka qenë edhe më i ashpër.

“Kjo është bërë keq dhe gabim” ka thënë ajo lidhur me ftesën e Daçiqit në këtë konferencë, duke e quajtur edhe si “Slloba i vogël”.

-Advertisement-

“Regjimi i Millosheviçit pa përdhunimin e 25,000+ grave muslimane me krime të industrializuara seksuale të luftës në kampet e përdhunimeve. ‘Slloba i vogël’, pseudonimi i Ivica Daçiqit, nuk ka kërkuar kurrë falje për krimet seksuale të luftës të regjimit për të cilin ishte propagandues” ka shkruar ajo në Twitter.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera