Lajme

Deputeti i LDK-së, prokurorit Blakaj: Na more në qafë o Elez

Autori: Gazeta inFokus 20:44 | 23 August 2018

Deputeti i LDK-së, Imet Rrahmani, duke marrë shembull rastin e dorëheqjes së ish prokurorit special, Elez Blakaj, ka ironizuar me sistemin e drejtësisë në vend.

“Na more n’qaf o Elez! Po a nuk munde me i mshel sy e vesh e mos me fol? Po a nuk e dimë të gjithë që ky vend vuan për drejtësi nga Drejtësia? Po a nuk e di edhe ti se po fole drejt je “ i pa ditur”, po insistove bëhesh “pishpirik”, e nëse rastësisht ke edhe fakte shndërrohesh në “hajn”, ka shkruar Rrahmani në Facebook, përcjell Klan Kosova.

“Me pas dorëzuar i nderuar një dokument qoftë edhe dhjetë mijë faqesh, e me ja pas lan një vegëz ku ishin kap gjykatësit për me e hedh poshtë aktakuzën, ishe ba “hero”, kishin pshtu manipuluesit, dhe e kishim mar edhe “liberalizimin”, sepse tash po del se ti o Elez je ai që e shkatrrove “ procesin” sepse Evropa e zbuloj se drejtësinë e paskemi mosvet keq”.

-Advertisement-

“Ani ani, o Elez!”, është shprehur Rrahmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera