Lajme

Deputeti i VV-së që ‘afroi’ sindikatën dhe pushtetin shpjegon propozimin e tij

Autori: Gazeta inFokus 17:31 | 23 September 2022

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, ia ka bërë një propozim sot përfaqësuesve të SBASHK-ut dhe ata kanë thënë se do t’ia prezantojnë anëtarësisë e do të vinë me një përgjigje.

Deputeti ka sqaruar në Frontal të T7 përmbajtjen e propozimit të tij.

Ardian Gola, sot në Komisionin për Arsim, i ka propozuar SBASHK-ut, që mësimdhënësit ta rikthehen në shkolla, por të mos i notojnë nxënësit, si shenjë proteste.

-Advertisement-

Gola thotë se propozimi i tij nuk i jep zgjidhje mosmarrëveshjes mes Qeverisë dhe sindikatave, por vetëm e i largon fëmijët si “mjet” për realizimin e kërkesave.

“Nuk është një propozim që zgjidh osë përmbush ndonjë kërkesë, por është thjesht zhvendosje e presionit sindikal, që unë mendoj se e bëjnë legjitime vetë kërkesat e sindikatës”, thotë Gola.

“Propozimi që unë bëra është thjesht për të blerë kohë, që t’i rimendojnë pozcionet, si Qeveria, ashtu edhe sindikata, duke përdorur si presion sindikal notat, pra formalizimin e dijës që fëijët marrin në sistemin arsimor”, ka shtuar ai.

Deputeti Gola beson që qëndrimi i Qeverisë është i drejti dhe nuk e përkrah as nuk e arsyeton metodën që kanë zgjedhur sindikatat për t’i adresuar kërkesat.

“E kam kontestuar metodën e grevimit, sepse çfarëdo fitore të jetë, do të jetë fitore e Pirros, sepse fëmijët do të humbin shumë”, tha Gola.

“Unë nuk mendoj që sindikatat kanë të drejtë, sepse pozicionimi i Qeverisë Kurti është shumë parimor”, thotë deputeti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera