Deputeti i VV-së i del kundër Qeverisë, abstenon marrëveshjen e Kosovës me Danimarkën për të burgosurit
Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 23 November 2023
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca ka thënë se do të abstenojë në marrëveshjen e Kosovës me Danimarkën për të burgosurit.
Gjyshinca ka treguar arsyet pse nuk do ta përkrah qeverinë për këtë marrëveshje, duke thënë se kjo çështje ka të bëjë me prestigjin e shtetit të Kosovës.
“I kuptojmë aleancat e linjat. Kosova ka ditur të jetë krah aleatëve. Është dëshmuar me Afganistanin, kemi pritur refugjatë. Mirëpo në lidhje me pikën të cilën po diskutojmë, dua ta shpreh shqetësimin tim që do të përkthehet pastaj në votë abstenuese. Mbi çfarë ndërtohet ky shqetësim ka të bëjë më një refuzim ideologjik që unë e kam përballë nismave të tilla. E shoh në perspektivën e prestigjit të shtetit, të drejtës ndërkombëtare.”, ka thënë Gjyshinca.
“Konsideroj se Kosova, se pa marrë parasysh për kë bëhet fjalë, e ka interesin e saj, traditën shtetërore, prestigjin, ruajtjen e sovranitetit. Dhe kështu ndërtohet prestigji në arenën ndërkombëtar. Intelektualist është e papranueshme një marrëveshje të tillë, edhe pse financiarisht mund të jetë e favorshme për Kosovën.”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se Kosova nuk duhet të jetë paradhomë për kriminelë.
“Por e shoh nga perspektiva neo-kolonialsite me mëlmesa orientale. E kam të pamundur të votoj për këtë marrëveshje. Kosova as nuk mundet as s’duhet të jetë paradhomë për kriminelë e për vepra të ndryshme penale.”, ka thënë ai.
Të tjera
-
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës: 3 fëmijët e vdekur janë të moshave 13 dhe 15-vjeçare
Një rast i rëndë ka ndodhur para disa orësh në fshatin Jabllanicë të Gjakovës...
-
Tragjedi e madhe, shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Gjakova dhe Kosova janë tronditur nga një tragjedi që ka ndodhur sot pasdite ...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do të ...
-
Rritja e çmimit të energjisë elektrike nga 2021 – 2024
Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka publikuar një status n...
-
Lushtaku falenderon qytetarët e Vushtrrisë: Tubim madhështor që reflekton forcë e besim
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Dervishaj: Prekazi, simbol i luftës dhe sakrificës, bashkë do i sjellim 77 të mirat që i meriton Kosova
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numrin 77 nga Partia ...
-
Bedri Hamza: Ministër me aktakuzë në kabinetin tim nuk mundet me pas
I ftuar në emisionin Oxygen në Klan Kosova, Bedri Hamza tha se, ashtu si në l...
-
Ganimete Musliu për herë të parë tregon momentin kur mendojë ta lërë politikën
Ganimete Musliu, kandidate për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike e...
-
Lushtaku pas takimit me qytetarët e Prekazit e Rezallës: Aty ku fryma na shpije drejt fitores së madhe
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Ahmeti: Sonte foli Sllovia, shtylla e palëkundur e fitores së Lidhjes Demokratike të Kosovës
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet me numrin 7 nga radh...
-
Ky është ekipi dhe futbollisti i preferuar i Bedri Hamzës
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Gjuajtja me ạrmë zjạrri në Ulpianë – Policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana, Policia në vendngjarje Para pak...