Deputeti i Kuvendit të Kosovës pozon me krenari me bosin e krimit të Veriut, Milan Radoiçiq
Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 22 August 2022
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, Milos Perovic, ka pozuar me krenari krahas Milan Radoiçiq, i dyshuar për vepra të ndryshme penale dhe i kërkuar me urdhërarrest nga organet e rendit në Kosovë.
Urdhërarresti ndaj Radoiçiqit lidhur me rastin “Brezovica” është ende në fuqi, ai gjithashtu ndodhet edhe në listën e zezë të SHBA-së dhe njihet si “koka e krimit” në veri të vendit.
Fotografia është shkrepur dje në Beograd, gjatë takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq me Listën Serbe dhe vartësit e tij të strukturave ilegale në Kosovë, ku i pranishëm ishte edhe Milan Radoiçiq.
Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në IKD, tha të dielën se BE-ja, Borell dhe Komisioni Evropian nuk duhet t’i mbyllin sytë dhe të tolerojnë që Serbia të kthehet në parajsë të krimineleve që kryejnë vepra penale në Kosovë.
“Radoiçiq prapë në takim krah për krah me Vuçiqin. Radoiçiq i kërkuar për vepra penale që lidhen me vrasjet e serbëve në Kosovë dhe vepra tjera penale që mund të lidhen me krimin e organizuar, gjen mbrojtje dhe imunitet nga shteti serb. Bashkimi Evropian, Borell, Komisioni Evropian nuk munden mi mbyll sytë dhe me toleru që Serbia të kthehet ne parajsë të krimineleve që kryejnë vepra penale në Kosovë”, ka shkruar Miftaraj.
Disa javë më parë Radoiçiq i është drejtuar publikut përmes një video-mesazhi nga rrethina e Leposaviqit, me ç’rast nuk ishte arrestuar nga Policia e Kosovës.
Të tjera
-
Arrestohet hajni që vidhte në objekte fetare në Gjilan
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor...
-
Shkarkimet në Policinë e Kosovës – Hoxha përballet me akuza nga opozita, VV-ja e mbron
Me akuza e kundërakuza është përcjellë raportimi i drejtorit të Përgjithshëm ...
-
Pse po largohen hetuesit nga policia, flet drejtori i Policisë kosovare
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, të premten gjatë raportimit në...
-
Rohde për Leverkusenin: Një tjetër natë emocionuese, Xhaka me shokët e tij në finale
Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, ka reaguar pasi Bayer Leverkusen...
-
Serwer: Escobar dhe Lajcak e nisën keq, përfunduan edhe më keq, kjo është rruga që duhet ndjekur në negociata
Profesori amerikan Daniel Serwer, i cili njeh mjaftë mirë zhvillimet në rajon...
-
Raportimi i drejtorit të policisë po vazhdon me debate e akuza në Komision
Me akuza po përcillet raportimi i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Ko...
-
OKB voton sot draftrezolutën për t’u dhënë palestinezëve të drejta më të mëdha përfaqësimi
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të votojë sot për t’u dhën...
-
Lajçaku takohet me DiCarlon, diskutojnë për Ballkanin Perëndimor
I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav L...
-
Nga sot fillon procesi për konvertimin e patentë shoferëve ilegalë në RKS, këto janë procedurat
Nga sot do të fillojë procesi i konvertimit të patentë shoferëve të lëshuar n...
-
Policia arreston një burrë dhe një grua në Gjakovë, u përlé shën mes vete
Një burrë dhe një grua janë arrestuar në Gjakovë, pasi është raportuar se jan...
-
Makina Ferrari digjet plotësisht pas përplasjes në një pemë, shpëtojnë shoferi e pasagjeri
Në Gjermani shoferi dhe pasagjeri kanë arritur të shpëtojnë pasi vetura e tip...
-
Ambasada e Kosovës në SHBA fton mërgimtarët të regjistrohen
Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u ka bërë thirrje mërgi...