Deputetët ‘gëlltitën’ mbi 3 milionë euro nga buxheti i shtetit për paga, lluks në udhëtime zyrtare, dreka, bileta e akomodime
Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 30 October 2024
Hiq më pak se 3 milionë e 329 mijë euro kanë shpenzuar deputetët e Kuvendit të Kosovës nga buxheti i shtetit, duke përfshirë këtu edhe pagat e tyre, pagat e stafit mbështetës politik, shpenzimet në udhëtime zyrtare, dreka, bileta avioni, akomodime e mbushje telefoni, si dhe shpenzimet brenda vendit për 7 muaj.
Sipas tabelës së shpenzimeve që Gazeta Infokus ka siguruar nga Kuvendi i Kosovës për periudhën janar – korrik 2024, 3 milionë e 92 mijë euro janë shpenzuar vetëm në pagat e deputetëve dhe stafit politik të tyre.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka shpenzuar 36 mijë e 919 euro së bashku me kabinetin e tij në udhëtime zyrtare jashtë vendit, bileta avioni, akomodime e dreka.
Ndërsa sa i përket shpenzimeve në udhëtimet zyrtare, si dhe drekat e akomodimet për delegacione brenda vendit, deputetët kanë shpenzuar mbi 200 mijë euro, shkruan Gazeta Infokus.
Shuma më e madhe e buxhetit sa i përket udhëtimeve zyrtare është shpenzuar në bileta avioni, që kap shifrën 45 mijë e 829 euro.
Ani pse konsiderohen shpenzime të vogla që ndryshe Kuvendi i quan edhe para xhepi, deputetët shpenzuan hiq më pak se 38 mijë euro në këtë kategori, që zë edhe vendin e dytë me shifrën më të madhë të shpenzimeve jashte vendit.
Pra deputetët shpenzuan më shumë para në shpenzime xhepi se sa në akomodime apo dhoma hoteli. Akomodimet në udhëtimet zyrtare buxhetit të shtetit i kanë kushtuar 37 mijë e 937 euro.
Në shpenzime të tjera për të cilat nuk specifikohet se ku kanë shkuar këto para deputetët kanë shpenzuar 9 mijë e 635 euro.
Pavarësisht pagës së tyre që për standardin e jetës në Kosovë është goxha e madhe, deputetët nuk kanë shpenzuar paratë e pagës as për mbushje telefoni. Shteti u pagoi atyre 27 mijë e 915 euro në mbushje telefoni për 8 muaj, nga janari deri në muajin gusht.
Stafi politik i deputetëve shpenzon mbi një milionë euro për shtatë muaj
Kuvendi i Kosovës nga buxheti i shtetit paguan një shumë të majme në paga vetëm për punonjësit e programit të stafit politik mbështetës.
Sipas grafikave të shpenzimeve që Gazeta Infokus ka siguruar nga Kuvendi, hiq më pak se 1 milion e 116 mijë euro ka shpenzuar shteti në paga të tyre për vetëm 7 muaj.
Këtu bëjnë pjesë stafi politik i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, stafi politik mbështetës i nënkryetarëve të grupeve parlamentare dhe zyrtarët personal të deputetëve.
Këto shpenzime përfshijnë periudhën kohore prej 1 janar 2024 deri me 30 gusht.
Derisa muaji me shpenzimet më të mëdha në paga është muaji prill me 184 mijë e 646 euro, shkruan Gazeta Infokus.
Me vendimin të Kuvendit të Kosovës qysh nga viti i kaluar secili deputet ka mundësinë që të angazhojë një asistent të cilët paguhen mbi 600 euro në muaj.
Ndërsa një vit më parë Kuvendi i Kosovës kishte kërkuar plot 1 milion euro shtesë për stafin mbështetës politik.
Kërkesa e Kuvendit për buxhet shtesë ishte mbi 1.4 milionë euro për punësimin e stafit mbështetës politik personal për deputetë të Kuvendit që bëhet fjalë edhe për vizitës, si dhe për punëtorë tjerë në administratë.
Shpenzimet brenda vendit
Kuvendi i Kosovës ka shpenazuar 31 mijë euro në akomodime të delegacioneve nga jashtë dhe në dreka zyrtare.
Për dreka zyrare për delegacionet të cilat kanë vizituar Kuvendin e komisione të ndryshme të Kuvendit nga buxheti janë shpenzuar 25 mijë e 564 euro, shkruan Gazeta Infokus.
Ndërsa 8 mijë e 729 euro janë harxhuar në akomodim për pritjen e këtyre delegacioneve nga jashtë.
Udhëtime zyrtare, bileta, dreka e telefon: Sa para shpenzoi për shtatë muaj Konjufca me kabinetin e tij?
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka shpenzuar 36 mijë e 919 euro së bashku me kabinetin e tij për një periudhë 7 muajshe në udhëtime zyrtare jashtë vendit, bileta avioni, akomodime e dreka.
Kjo sipas tabelës së shpenzimeve që Gazeta Infokus ka siguruar nga Kuvendi i Kosovës përmes qasjes në dokumente zyrtare duke përfshirë këtu edhe pagën e Konjufcës.
Shuma më e madhe e shpenzimeve është bërë në bileta avioni, të cilat buxhetit të shtetit i kanë kushtuar 16 mijë e 664 euro.
Sa shpenzoi Konjufca e sa kabineti i tij?
Duke përfshirë edhe pagën, i pari i Kuvendit nga janari i vitit 2024 deri në muajin korrik ka shpenzuar 15 mijë e 718 euro.
Ndonëse në të dhënat e siguruara nga Infokusi nuk është specifikuar se sa ka shpenzuar vetëm Konjufca në bileta udhëtimi, për akomodim kryetari i Kuvendit hargjoi 2 mijë e 457 euro.
Para xhepi ai shpenzoi 501 euro, ndërsa shpenzime të tjera në udhëtime zyrtare 225 euro.
Kryeparlamentari ka shpenzuar 20 euro në muaj në mbushje telefoni që për 8 muaj kap shifrën 160 euro.
Ndryshe nga kolegia e tij partiake, njëherish edhe nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci e cila për tre dreka jashtë vendit harxhoi afro 6 mijë euro, Konjufca duket se nuk ka shpenzuar në dreka jahstë vendit.
Vetëm brenda vendit ai ka shtruar një iftar në vlerë 280 euro Konjufca për kryetarin e Bahshkësisë lslame të Kosovës, Naim Ternava dhe Kryesinë e Bashkësisë lslame të Kosovës.
Ndërsa kabineti i Konjufcës përfshirë këtu këshilltarët e tij dhe shefin e kabinetit, kanë shpenzuar 20 mijë e 976 euro në udhëtime zyrtare dreka, bileta avioni e akomodime.
Shpenzime të vogla apo para xhepi për kabinetin e Konjufcës është shpenzuar 1 mijë e 276 euro.
Për akomodime, 2 mijë e 887 euro dhe ahpenzimet të tjera 149 euro, shkruan Gazeta Infokus.
Xheparoshat e Kuvendit të Kosovës, shpenzuan më shumë në ”cash” se sa në dhoma hoteli
Deputetët e Kuvendit të Kosovës duket nuk janë lodhur të kursejnë buxhetin kur është fjala tek udhëtimet zyrtare jashtë vendit.
Këtë e dëshmon fakti se ata kanë shpenzuar më shumë para në shpenzime të vogla ose siç quhen ndryshe shpenzime xhepi se sa në akodomime për dhoma hoteli.
Metodë kjo që në të kaluarën është konsideruar si shfrytëzim i buxhetit të shtetit edhe për blerje të gjërave personale apo edhe keqpërdorime të tjera që janë arsyetuar me faturë.
Kjo sipas të dhënave që Gazeta Infokus ka siguruar nga Kuvendi i Kosovës në lidhje me shpenzimet në udhëtime zyrtare
Ani pse konsiderohen shpenzime të vogla deputetët shpenzuan hiq më pak se 38 mijë e 935 euro në këtë kategori, që zë edhe vendin e dytë me shifrën më të madhe të shpenzimeve në udhëtimet zyrtare jashtë vendit.
Derisa akomodimet për dhoma hoteli buxhetit të shtetit i kanë kushtuar 37 mijë e 937 euro, shkruan Gazeta Infokus.
Gazeta Infokus në vazhdim do të publikojë edhe shpenzimet në total të Kuvendit që kalojnë shifrën 3 milionë euro, e të gjitha detajet e tjera.
Drekat e luksit: 6000 euro për tre dreka zyrtare të Saranda Bogujevcit
Shpenzimet për udhëtime zyrtare dreka e darka të deputetëve të Kuvendit të Kosovës po dalin të jenë super të larta e që i kushtojnë buxhetit të shtetit, mijëra euro.
Pavarësisht se kjo praktikë e shpenzimit të parave publike ka qenë në vazhdimësi kritikuese, e nga partia që sot është në pushtet shpesh herë është quajtur edhe si zhvatje e buxhetit të shtetit, praktikë e njejtë duket se po vazhdon edhe nga deputetë që vijnë nga radhët e Vetëvendosjes, shkruan Gazeta Infokus.
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, që vjen nga subjekti politik i Albin Kurtit, ka shpenzuar hiq më pak se 5 mijë e 975 euro për vetëm tre dreka zyrtare jashtë vendit.
Vetëm njëra nga drekat zyrtare të deputetes ka kushtuar 3 mijë e 421 euro. Ndërsa dy dreka të tjera njëra 1 mijë e 279 euro e tjetra 1 mijë e 275.
Të paktën kështu figuron në dokumentet që ka arritur të sigurojë Gazeta Infokus nga Kuvendi i Kosovës për shpenzimet e deputetëve jashtë vendit.
Në dosjen e shpenzimeve figurojnë tre data të pagesave për dreka zyrtare të deputetes, Saranda Bogujevci. Nuk specifikohet numri i saktë i personave që kanë drekuar apo nëse kanë qenë me homologë të vendeve të tjera apo vetëm stafi i deputetes apo edhe nëse mund të jetë numri më i madh i drekave të paguara.
Mban rekordin për shpenzime në mbushje telefoni, Kusari – Lila shpenzoi afro 500 euro – 60 euro çdo muaj
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila për 7 muaj ka shpenzuar hiq më pak se 480 euro vetëm në mbushje telefoni.
Për çdo muaj qysh nga muaji janar 2024 deri në muajin gusht, deputetja e partisë në pushtet ka shpenzuar 60 euro në muaj nga buxheti i shtetit për shpenzime telefoni.
Kjo sipas tabelës së shpenzimeve që Gazeta Infokus ka siguruar nga Kuvendi i Kosovës, ku shihet se deputetja Kusari – Lila mban rekordin e shpenzimeve sa i përket deputetëve të partive.
Ndërsa duke përfshirë edhe pagën e shpenzimet jashtë vendit, buxhetit të shtetit, Kusari Lila i shpenzoi mbi 17 mijë euro.
Sipas të dhënave për shpenzimet që ka siguruar Gazeta Infokus, në udhëtimë jashtë vendit, Kusari Lila për këtë periudhë kohore ka shpenzuar afro 5 mijë euro.
E para e deputetëve të partisë në pushtet jashtë vendit shpenzoi 2 mijë e 394 euro vetëm në shpenzime të vogla apo siq i quajnë ata, para xhepi.
Në akomodime 1 mijë e 772 euro, dhe shpenzime të tjera rreth 795 euro, shkruan Gazeta Infokus.
Kujtojmë se disa herë shefes së deputetëve të VV-së, i janë publikuar përgjime telefonatash me Slavko Simiq të Listës Serbe dhe së fundmi edhe me kryeterroristin serb, Milan Radojiçiq ku ajo koordinohej për të pasur votën e listës serbe tyre në Kuvend.
Madje në bisedën e fundit që u publikua nga Paparaci, Kusari – Lila e quante Radojiçiqin edhe “brate” që në shqip do të thotë “vëlla”.
Pas publikimit të këtyre bisedave pati reagime të shumta dhe u kërkua edhe shkarkimi i Kusari Lilës nga pozita e shefes së grupit parlamentar mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi.
Një ditë më pas kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e quajti luftë hibride të mediave publikimin e përgjimeve. Madje ai me disa lule në duar, i festoi ditëlindjen, shefes së GP të partisë së tij.
“Ju porsa e thatë se në këtë moment ka pasur një përgjim ndaj shefes së GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila. Unë kam përshtypjen se këto kohë do të intensifikohet lufta hibride ndaj Qeverisë sonë dhe Grupit tonë parlamentar”, kishte deklaruar Kurti para gazetarëve.
Ndërsa Kusari-Lila në një intervistë në KTV e pranoi se ka biseduar me kriminelin serb, Radojiçiq. Ajo ka thënë se biseda është bërë vitin e kaluar.
“Në vitin e kaluar, i ka 15 muaj që ka filluar saga e të ashtuquajturës diskutim me Listën Serbe. Kur ka filluar publikimi i tyre kanë qenë 13 muajsh prej përfundimit të komunikimit me ta. Vitin e kaluar nuk e kam kontestuar vërtetësinë e materialit të publikuar, ka qenë evidente që në zyrë ka ndodhur biseda si e plotë”, ka thënë Kusari-Lila.
Të tjera
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...