Lajme

Deputetët e LVV-së ndajnë pamje nga Kuvendi i Shqipërisë, para mbledhjes

Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 27 November 2022

Për shënimin e 110 vjetorit të Pavarësisë, sot do të mbahet mbledhja e parë e përbashkët mes Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.

E deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha, ka ndarë disa fotografi nga Kuvendi i Shqipërisë, para mbledhjes së dy kuvendeve, shkruan Gazeta Infokus.

“Mbledhja e I-rë e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë”, ka shkruar Batusha krahas fotografive të publikuara.

-Advertisement-

Në këtë mbledhje, deputetëve do t’u adresohen kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

Mbledhja do të vijojë me fjalimin e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe fjalimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera