Sport

Dënimi që mund të marrë Neymar brengos trajnerin Tuchel

Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 16 September 2020

Thomas Tuchel, trajneri i Pairs Saint German është i brengosur për vendimin që mund të marrë braziliani Neymar, shkruan Gazeta inFokus.

Në ndeshjen e fundjaves së kaluar mes PSG dhe Marseille Neymar u përlesh me lojtarin Alvaro Gonzalez, pasi ky i fundit e kishte ofenduar për prejardhjen e tij racore duke i’u drejtuar me fjalë fyese.

Situata kishte eskaluar në minutat e fundit të ndeshjes pasi lojtaret ishin acaruar dhe filluan të përleshen mes vete, duke detyruar kështu referin të dhuronte pesë karton të kuq.

-Advertisement-

Sonte pritet të merret vendimi nga Komisioni Disiplinor i Ligue-1 në lidhje me këtë ndeshje, nga ku pritet të merret vendim edhe për dënimin e Neymar.

Kësisoj Touchel u shpreh tejet i brengosur për vendimin që mund të merret për yllin brazilian duke thënë që Parisi nuk e ka nisur si duhet sezonin e ri dhe mungesa e Neymar do të shkaktonte probleme.

“Po jemi të brengosur rreth vendimit sepse nuk e dimë për sa kohë mund ta humbasim lojtarin. Ne jemi në krizë të rezultateve. Kemi pësuar tri humbje dhe ne nuk jemi mësuar kështu. Për mua, ne kishim një ndeshje të mirë ndaj Marseille, por jo edhe rezultatin. E kemi filluar sezonin pa asnjë ndeshje miqësore dhe pa përgatitje të mirëfilla para-sezonale” ishte shprehur Tuchel./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera