Lajme

Dënimi i krerëve të UÇK-së, Kurti: Nuk mund të them se kam pritur drejtësi

Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 30 September 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për aktgjykimin dënuar të Gjykatë Speciale për udhëheqësit e UÇK-së.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se nuk ka pritur drejtësi nga kjo gjykatë.

Ai ka bërë me dije se aktgjykimi ka tri defekte kapitale.

-Advertisement-

“Aktgjykimi, nuk mund të them se kam pritur drejtësi. 3 defekte kapitale. I pari është cilësimi Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale, nuk ka pasur. Kjo me doemos të korrigjohet në Apel. E dyta, ka munguar transparenca dhe ka pasur njëfarë mënyre absolutisht gjykatë monoetnike. Ju e dini që Enver Dugolli si i mbijetuar i masakrës së Dubravës, ka bërë një kallëzim penal në Dhomat e Specilaizuara që ta trajtojnë Masakrën e Dubravës. Ku më pastaj 100 të burgosur janë pushkatuar nga gardianët serbë. Është përbrenda mandatit dhe fushëveprimtarisë së tyre, dhe që nga prilli 2023, 3 vjet e gjysmë, asnjë përgjigje nga Gjykata Speciale. Ky është karakteri nmonoetnik”, ka thënë Kurti, duke folur për defektin e tretë të aktgjykimit.

“I treti, natyrisht janë pasaktësisë faktike dhe historike të cilët i dëgjuam me 16 shtator. Por, të mos harrojmë se atë ditë janë lexuar dhjetëra faqe, e vendimi i plotë është mijëra faqe. Ndoshta është lexuar një përqindje njëshifrore e vendimit të përgjithshëm dhe është çështje javësh kur del verdikti i plotë. Unë dyshoj që edhe mbrojtja ka arritur ta lexojë në plotni verdiktin. Se është shumë voluminoz. E në mbrojtjen që duhet t’ia bëjmë si shoqëri e Shqipëri”, ka thënë ai.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy