Dëmtimi i Lucas Hernandezit, Bayerni akuzon Francën
Autori: Gazeta inFokus 12:14 | 24 October 2019
Përcaktimi i shkallës së dëmtimit, nuk lë më vend për dyshime. Për fat të keq, problemi fizik i Lucas Hernandezit në ndeshjen e Championsit kundër Olympiacosit, ka rezultuar i rëndë. Futbollisti i kampionëve të Bundesligës do të qëndrojë jashtë fushave të blerta për një kohë të gjatë.
Përcaktimi i shkallës së dëmtimit, nuk lë më vend për dyshime. Për fat të keq, problemi fizik i Lucas Hernandezit në ndeshjen e Championsit kundër Olympiacosit, ka rezultuar i rëndë. Futbollisti i kampionëve të Bundesligës do të qëndrojë jashtë fushave të blerta për një kohë të gjatë.
“Lojtari ka pësuar këputje të pjesshme të ligamentit të brendshëm të kaviljes së djathtë dhe nuk do të jetë i disponueshëm për një periudhë të pacaktuar,” – shkruhet në buletinin mjekësor të Bayernit.
Një tjetër goditje e rëndë për klubin bavarez, pas dëmtimit të Niklas Sules, që ka këputur ligamentet e gjurit e që me shumë mundësi nuk do të jetë i disponueshëm deri në përfundim të sezonit.
Gjithsesi, në këtë rast, me e keqja mund të ishte evituar, sikurse e shpjegon drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic, i cili sulmon stafin teknik të Francës që e grumbulloi futbollistin për ndeshjet eliminatore të Europianit, duke rënduar një situatë që ishte në limite.
“Mjeku i Bayernit i kishte kërkuar në mënyrë eksplicite kombëtares franceze nëpërmjet një e-mail-i që të mos e aktivizonte Hernandezin, por kërkesa nuk është marrë parasysh. Bëhet fjalë për një mjek që e di me saktësi se çfarë po bën dhe çfarë thotë. Nuk e kuptoj mungesën e besimit ndaj nesh. Si të mos të jemi të tërbuar me atë që ka ndodhur.”
Të tjera
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...
-
Deputeti i VV-së: Kosova do të anëtarësohet në KiE, Asociacioni s’do të bëhet në maj
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, është shprehur i bindur se K...
-
Sot Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale
Sot në të gjithë botën shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale, me aktivitete ...
-
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës mund të jetë në rrezik nga infektimi...
-
DASH goditi rëndë ‘strukturat ilegale serbe’ dhe Listën Serbe në Raport, shpjegojnë si “qeveria serbe i shfrytëzon për ndikim”
Serbia – qeveria e saj – vazhdon të përdorë ‘strukturat ilegale serbe’ për të...
-
Arifi: Shkarkimi im hakmarrje e Vuçiqit për suksesin e Kosovës në KiE
Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Preshevës ka thënë se shkarkimi i tij është hak...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve parlamen...
-
Rashiq komenton stërvitjet ushtarake serbe
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia në krye m...