Lajme

Dëmtimi i Kanalit Furnizues të Ujit të Ibër-Lepencit rrezikon ndaljen e punës në Ferronikel

Autori: Gazeta inFokus 23:09 | 29 November 2024

Pas shpërthimit në fshatin Varagë të Zubin Potokut në kanalin e Ibër-Lepencit kanë reaguar nga kompania Ferrronikeli. 

Ata njoftojnë opinionin se dëmtimi i Kanalit Furnizues të Ujit të Ibër-Lepencit, rrezikon peracionalitetin e NeëCo Ferronikeli Complex LLC.

“Dëmtimi i kanalit furnizues të ujit të Ibër-Lepencit përbën një situatë shqetësuese që rrezikon funksionimin e përgjithshëm të kompanisë NeëCo Ferronikeli Complex LLC. Ky dëmtim ka ndikim të drejtpërdrejtë në infrastrukturën e furnizimit me ujë, duke rrezikuar funksionimin e sistemit të ftohjes së furrës elektrike – një element jetik për proceset tona prodhuese.”, kanë njoftuar nga Ferronikeli.

-Advertisement-

Sipas kësaj kompanie nëse  sanimi i dëmit nuk realizohet me shpejtësi, rezervat emergjente të ujit mund të harxhohen, duke detyruar ndaljen e operacioneve të furrës elektrike në mënyrë të paplanifikuar.

“Një skenar i tillë do të kishte pasoja të mëdha për kompaninë dhe proceset e saj industriale.”, thueht në  njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera