Lajme

Demhasaj: Pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, arsye për zgjatjen e procesit gjyqësor në Hagë

Autori: Gazeta inFokus 21:42 | 15 February 2023

Analisti, Arton Demhasaj, vlerësoi se stërzgjatja e procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mund të vijë si pasojë e pagave të majme që gjyqtarët dhe prokurorët marrin në Gjykatën Speciale.

“Arsye që mund të vijë deri te kjo stërzgjatje e procesit në Dhomat e Specializuara, janë pagat e majme që prokurorët dhe gjyqtarët i marrin. Prandaj, pse mos ta vonojnë procesin 10 apo 15 vite, derisa ata marrin paga të mira dhe nuk është që kanë ndonjë presion të madh në punë atje. Domethënë krejt këto elemente mund të jenë arsye që kemi një stërzgjatje kaq të madhe të proceseve në Dhomat e Specializuara. Përndryshe nuk ka arsye tjera”, deklaroi Demhasaj në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Demhasaj tha se në Hagë nuk po gjykohen individë, por thjesht po gjykohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera