Dëmet nga vërshimet miliona euro, komunat s’kanë para për t’i mbuluar
Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 23 January 2023
Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), kërkon nga niveli qendror t’i lejojë komunave ta rishikojnë buxhetin, për të shikuar mundësinë që të investojnë mjetet për dëmet nga vërshimet.
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave, Sazan Ibrahimi ka deklaruar se komunat nuk kanë buxhet për t’i mbuluar dëmet të cilat shkaktohen nga fenomenet natyrore, derisa ka shtuar se niveli qendror që dy vite radhazi nuk i lejon komunat ta rishikojnë buxhetin.
Ibrahimi tha se në bazë të informatave që kanë me komunat që janë të prekura nga vërshimet, situata është në përmirësim e sipër.
“Në bazë të informatave dhe komunikimit ditor që kemi me komunat të cilat janë të prekura nga vërshimet e fundit, situata është në përmirësim e sipër. Mirëpo, besojmë se nuk do të ketë të reshura në ditët në vijim. Dëmet të cilat janë shkaktuar si pasojë e këtyre reshjeve të fundit janë me miliona euro. Të gjitha komunat i kanë formuar komisionet të cilat i vlerësojnë dëmet dhe kjo është pothuajse kompetenca e vetme e komunave sa i përket evidentimit të dëmeve të shkaktuara nga reshjet”, theksoi Ibrahimi.
AKK-së ka kërkuar që Qeveria t’i mundësojë komunave një fond emergjent, pasiqë vërshimet nuk janë problemi i vetëm, dhe se gjatë vitit komunat ballafaqohen edhe me fatkeqësi tjera natyrore.
“Komunat nuk kanë mjete financiare apo nuk kanë buxhet të mjaftueshëm që t’i mbulojnë të gjitha dëmet të cilat janë shkaktuara nga reshjet e fundit dhe kjo është evidente, për këtë arsyeje kërkojmë që niveli qendror sa më shpejtë që është e mundur të jetë më aktiv, të mendojë për themelimin e një fondi për emergjenca dhe ky fond t’i ndahet komunave, sepse këto vërshime dhe gjithashtu edhe gjatë periudhës së verës po kemi edhe zjarre, kemi pas edhe të reshura të breshëritë, të cilat kanë shkaktuar dëme në komuna, dhe të gjitha këto ndodhin në nivel lokal, për këtë arsyeje ky buxhet duhet t’i ndahet komunave në mënyrë që menjëherë të aktivizohen me përkrahjen e qytetarëve të cilat janë të prekura nga këto fenomene natyrore. Pra, komunat nuk kanë buxhet për t’i mbuluar dëmet të cilat shkaktohen nga fenomenet natyrore… komunave nuk iu është mundësuar që gjatë këtyre dy viteve të fundit të ketë rishikim të buxheteve komunave”, shtoi Ibrahimi.
Sipas tij, gjatë hartimit të buxhetit nuk është e paraparë që ka mundësi të ketë këso fenomene natyrore.
“Po ashtu, buxhetet e komunave janë miratuar në shtator të vitit të kaluar dhe gjatë miratimit të këtyre buxheteve nuk është e paraparë që ka mundësi të ketë këso fenomene natyrore. Për këtë arsyeje, kërkojmë nga niveli qendror që patjetër komunave t’iu mundësojë rishikimin e buxheteve, sepse janë duke u përballuar me vërshime, zjarre dhe patjetër t’ia lejojnë komunave rishikimin e buxhetit”, tha mes tjerash Ibrahimi.
Gjatë ditës së djeshme, delegacioni i bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, kanë vizituar Komunën e Skenderajt për të parë nga afër gjendjen me vërshime.
Më të prekurat nga këto vërshime, ishin komuna e Skenderajt dhe Mitrovica, por dëme të konsiderueshme janë raportuar edhe në Istog e Klinë.
Të tjera
-
Ahmeti për ndërhyrjet e Kurtit në zgjedhje: S’është e mirë, sepse Kosovës i duhen miq e në veçanti shtetet fqinje
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se n...
-
Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i të martën zhvillojnë ushtrime të përbashkëta
Policia e Kosovës, bashkë me mision e KFOR-it dhe atë të EULEX-it do të kryej...
-
Ka përfunduar takimi i Ambasadorëve të QUINT’it me Kurtin, s’jepen tjera detaje
Ambasadorët e shteteve të QUINT’it i kanë shkuar në zyrë kryeministrit të Kos...
-
Gjobë prej 200 eurove, 2 pikë negative dhe marrje e patentës, për shoferin që përdori telefon gjatë ngasjes
Policia e Kosovës ka hasur në një shofer në Mitrovicë të Jugut, i cili ishte ...
-
Burri që gőditi burrin në kokë pasi nuk pranoi të bënte marrdhënie dyshohet se janë dajë e nip
Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Fushë Kosovë dhe po cilësohet si “Vrasj...
-
“U shokova, lutesha të mos ishte njeri”, flet peshkatari që gjeti trupin e pajetë të 9-vjeçares në lum
Shkodra është tronditur ditën e dijshme pas gjetjes në ujërat e lumit Buna të...
-
Osmani kujton Aganin: Vizioni i tij do të na udhëheqë përherë në rrugëtimin për forcimin e shtetit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar akademikun, Fehmi Aganin, në 2...
-
Abdixhiku në 25 vjetorin e vrasjes së Fehmi Aganit: Ishte truri i lëvizjes për liri, vrasja e tij akt hakmarrjeje për triumfin tonë
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka kujtuar Fehmi Aganin në 25 vjetorin e ...
-
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr
Shkuarja në autolarje mund të jetë mjaft e shtrenjtë. Siç tregon raporti i Fo...
-
Gjyqtari në rastin e krerëve të UÇK-së: Deri më tash kanë dëshmuar mbi 100 persona, duhet gjykim i drejtë dhe i shpejtë
Kryetari i trupit gjykues në Hagë në rastin e krerëve të UÇK-së, Charles Smit...
-
9-vjeçarja do varroset nga familja e të atit, asnjë gjurmë nga nëna dhe 2 fëmijët
Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën dhe vendin fundjavën që shkoi. Një nënë...
-
IKSHPK: Në Kosovë s’është regjistruar asnjë efekt anësor serioz nga përdorimi i vaksinave Astra Zeneca
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) lidhur me dekla...