Sport

Dembele humbet ‘El Clasicon’

Autori: Gazeta inFokus 08:06 | 10 October 2019

Ousmane Dembele humbet El Clasicon ndaj Realit të Madridit. Sulmuesi francez që ka vetëm pak kohë që është rikthyer nga dëmtimi është skualifikuar me dy ndeshje nga komisioni i Disiplinës në La Liga për kartonin e kuq që mori në fitoren 4-0 të Barçës ndaj Sevillas, sfidë në të cilën shënoi dhe një gol.

Në minutat e fundit të ndeshjes Dembele ironizoi me gjyqtarin për kartonin e kuq që ky i fundit i vuri mbrojtësit të ri të Barçës Araujo dhe iu drejtuar arbitrit me fjalët “je shumë i keq” dhe për këtë arsye Dembele është skualifikuar me dy ndeshje.

Një goditje e rëndë kjo për Barçën dhe për sulmuesin francez që nuk do të humbasë vetëm duelin ndaj Eibar por edhe El Clasicon e 26 tetorit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera