Lajme

Deliu: Kurti të mos bredh nëpër ishujt grekë, por të interesohet për jetën e qytetarëve të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 12:17 | 13 July 2021

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka kritikuar Kurti pasi nuk ka reaguar në lidhje me helmimin e rreth 900 qytetarëve të Deçanit, shkruan Gazeta Infokus.

Deliu ka shkruar se Kurti nuk duhet të bredh nëpër ishujt grekë, por të interesohet për jetën e qytetarëve të Kosovës.

“Kryeministri Kurti të mos bredh nëpër ishujt grekë, por të interesohet për jetën e qytetarëve të KosovësQytetarët e komunës së Deçanit janë lënë në harresë nga drejtuesit e papërgjegjshëm të institucioneve qëndrore. Mungesa e interesimit për situatën në të cilën po kalon kjo komunë, është alarm se cila është vlera e vërtetë qytetarëve të çdo komune tjetër, e jo vetëm e deçanasve.Kryeministri dhe Ministri i Shëndetësisë po tregohen të papërgjegjshëm për situatën në të cilën ndodhen qytetarët e asaj komune. Për Albin Kurtin dhe Arben Vitinë nuk kanë asnjë domëthënie lajmet shqetësuese që vijnë nga Deçani për mbi 1000 qytetarë të helmuar. Heshtja tyre është shqetësuese”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

Deliu në një postim në Facebook ka thënë se nuk ka asgjë më të rëndësishme se jetë e qytetarëve.

“Kryeministri duhet t’i lërë anash betejat e “mëdha” ideologjike dhe ta lërë bredhjen e kot nëpër ishujt grek, por të interesohet për jetën e qytetarëve të vet. Asgjë më të rëndësishme se jeta e qytetarëve të vendit të vet nuk duhet të ketë në agjendën e kryeministri. Shembulli që po e japin Albin Kurti dhe Arben Vitia është jonjerëzor.Asnjë fjalë dhe asnjë ndihmë. Fatkeqësi e shumëfishtë”, ka shkruar ajo./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera