Lajme

Deliu: Jam fyer, sharë e shtyrë nga deputeti i LVV-së, do të më godiste

Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 13 July 2023

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka reaguar pas situatës në Kuvendin e Kosovës, ku thotë se gati sa nuk u godit nga deputeti i Vetëvendosjes, Halil Thaçi.

Deliu përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se u fye, u sha dhe u shtye nga Thaçi.

“Sot, për herë të parë në jetën time politike, jam fyer, sharë, shtyrë dhe, do të isha edhe e goditur nga deputeti i Vetëvendosjes Halil Thaçi, sikur të mos kisha mbrojtjen e kolegëve deputetë të PDK-së. Asnjëherë nuk jam ndier kaq e rrezikuar dhe e goditur si deputete, si grua e si nënë, në të gjitha vitet e mija në shërbim të këtij vendi”, tha ajo.

-Advertisement-

Deliu e cilësoi të turpshme “deri ku është në gjendje të shkoj kjo Qeveri”.

“Edhe këto goditje të ulëta, kjo fushatë e orekstruar ndaj opozitës, nuk do të na ndalë në demaskimin e fytyrës së vërtetë të kësaj Qeverie. Beteja për Kosovën dhe rrugën e saj euro-atlantike, larg bashkëpunimit me Serbinë, vazhdon pandalshëm!”, ka thënë ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera