Auto&Tech

Del në shitje Roadsteri klasik i Mercedesit (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 06 June 2017

Me dyert Gullwing (që hapen në ajër) dhe një performancë mbresëlënëse për vitet e 50-ta, Mercedes-Benz 300SL Coupe është njëra nga veturat më të pëlqyera nga koleksionistët, ndërsa ata të cilët dëshirojnë më shumë se kaq atëherë duhet ta vlerësojnë modelin 300SL Roadster.

Tani, një model i tillë [Mercedes 300SL Roadster] do të shitet përmes ankandit, transmeton Koha.net. Fjala është për modelin e prodhuar në vitin 1960, ndërsa ankandi do të mbahet më 24 qershor në Santa Monica, Kaliorni, në shtëpinë e ankandit RM Sotheby’s.

Inxhinierët e Mercedesit nuk kanë mbajtur çatinë nga pëlhura të versionit Coupe kur kanë krijuar 300SL Roadsterin. Ata kanë përforcuar karrocerinë dhe kanë vendosur dyer konvencionale, ndërsa pragjet e ulëta kanë mundësuar hyrjen më të lehtë në veturë. Versioni Roadster, po ashtu, ka maskën e përparme pak më të vogël për dallim nga versioni Coupe.

Kjo kompani gjermane gjigante e veturave ka prodhuar vetëm 1858 modele të tilla në version kabrio, ndërsa prodhimi i tyre është bërë nga viti 1957 deri në vitin 1963.

-Advertisement-

Mercedes 300SL Roadster fillimisht ishte me ngjyrë të kuqe, por gjatë rifreskimit në vitin 2005 eksterieri i tij është bërë me ngjyrë të gjelbër. Rifreskimi i tij është bërë komplet, duke filluar nga ngjyra e eksterierit, pjesët nga kromi e deri në motor.

Vlerësohet se pronari i ri i këtij Mercedes 300SL Roadster do të duhet të paguajë në mes 1.1 deri 1.3 milion dollarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera