Lajme

Deklarohet Policia për plagosjen brenda një lokali në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 22:50 | 08 January 2023

Një person është plagosur në një lokal në lagjen Emshir në Prishtinë.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 21:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri, në një lokal, në lagjen Emshir të Prishtinës. Nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, B.A, mashkull 37 vjeç, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, ka thënë për Indeksonline zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera