Lajme

Deklarohet ministrja Hajdari: Fatkeqësisht, njëri nga fëmijët u përplas në veturën time

Autori: Gazeta inFokus 21:51 | 10 April 2022

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, është sqaruar pas raportimeve se ajo e kishte goditur një të mitur me veturë.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se sot dy fëmijë në lagjen “Arbëria” të Prishtinës, ishin shfaqur papritur në rrugë, ku tha se njëri prej tyre ishte përplasur me veturën e saj.

“Me shqetësim menjëherë kam reaguar, duke i ofruar ndihmë fëmijës dhe kam lajmëruar Policinë të cilët janë marrë me gjithë evidencën e rastit”.

-Advertisement-

“Ndjehem më e lehtësuar, që pas ekzaminimeve mjekësore, fëmija nuk pësoi lëndime të rënda dhe është kthyer në shtëpi. Fëmijës i uroj shëndet e jetë të gjatë!”,ka thënë Hajdari.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera