Sport

Deklarohet Lionel Messi pas humbjes nga Athletico Madridi

Autori: Gazeta inFokus 23:54 | 09 January 2020

Barcelona është eliminuar nga Superkupa e Spanjës, pasi është mposhtur nga Athletico Madridi me rezultat 3-2 në një ndeshje mjaftë dramatike, shkruan Gazeta inFokus.

Futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi në këtë takim realizoi një gol të bukur, ndërsa një tjetër supergol ia anuloi sistemi VAR, pasi argjentinasi kishte luajtur me dorë para se ta dërgonte topin në rrjetë.

Pas ndeshjes gjashtë herë fituesi i Topit të Artë tha se ishte apo nuk ishte e drejte Barcelona u eliminua.

-Advertisement-

“E kishim ndeshjen nën kontroll dhe ishim shumë afër, por nuk ia dolëm. Jo, nuk mendoj se kjo ka të bëjë me Liverpoolin dhe Romën. E padrejtë ose jo, u mposhtëm”, deklaroi argjentinasi pas humbjes./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera