Sport

Deklarata e Lopetegui pas humbjes nga Levante

Autori: Gazeta inFokus 18:23 | 20 October 2018

Menjëherë pas humbjes ndaj Levantes, që është humbja numër katër në pesë ndeshjet e fundit, Lopetegui është pyetur për të ardhmen e tij.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Lopetegui ka thënë që ai nuk po mendon fare për të ardhmen e tij.

I pyetur nga gazetarët nëse frikësohet për të ardhmen e tij ai ka thënë : “Tani për tani, ajo është gjëja e fundit që e mendoj. Dua ta ngris skuadrën sa më shpejtë që është e mundur”.

-Advertisement-

Sigurisht se e ardhmja e spanjollit është në “lëkundje”. Madje qarkullojnë zëra se ai mund të largohet edhe para sfidës “El Classico” e cila zhvillohet në fundjavën e ardhshme.

Mbetet të shihet se çfarë vendimi do të sjell Florentino Perez.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera