Sport

Deklarata e Bledi Shkëmbit pas eliminimit nga Kupa e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 09 February 2021

Ballkani është eliminuar nga Kupa e Kosovës, pasi është mposhtur nga Llapi vetëm pas ekzekutimit të penalltive, shkruan Gazeta inFokus.

Koha e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 0-0, ndërsa edhe vazhdimet dy herë nga 15 minuta u mbyllen me shifrat 0-0.

Në penallti futbollistët e Llapit u treguan më të saktë, ku triumfuan me rezultat 4-3 dhe u kualifikuan në çerekfinale.

-Advertisement-

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi, i cili e ka marrë përgjegjësinë për eliminim.

“Djemtë u munduan ta dhënë maksimumin, ku me një lojtar me pak arritëm të shkojmë deri në penallti, e ku synimi ka ndryshuar pas daljes se portierit me karton të kuq dhe tani mbetët vetëm të vazhdojmë tutje në kampionat. Më vjen mirë që u rikthyen tifozët këtu në Podujevë, falënderoj futbollistët për atë që sakrifikuan në këtë ndeshje. Kjo humbje është përgjegjësi e imja dhe mendoj që në ndeshjet në vazhdim do të përmirësohemi”, ka deklaruar Shkëmbi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta speciale deri në 70% dhe ekstra zbritje në dyshekët Comodita
-Advertisement-

Të tjera