Sport

Deklarata e Armend Dallkut pas fitores së Dukagjinit ndaj Istogut

Autori: Gazeta inFokus 17:40 | 07 April 2021

Dukagjini arriti fitore të rëndësishme ndaj Istogut, në kuadër të gjysmëfinales së parë në Kupën e Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Takimi i zhvilluar në stadiumin ‘Demush Mavraj’ në Istog, u mbyll me rezultat 1-2 në favor të klinasve.

Lexo edhe: Vëllezërit Batatina hapin sërish kuletën, ja sa para do të marrë secili futbollist i Llapit pas fitores ndaj Prishtinës

-Advertisement-

Golat për Dukagjinin i shënuan Altin Merlaku dhe një autogol nga një futbollist i vendasve, kurse për Istogun realizoi Ragip Mazrekaj.

Menjëherë pas ndeshjes ka folur trajneri i ekipit nga Klina, Armend Dallku, i cili ka thënë se akoma asgjë nuk ka përfunduar edhe pse arritën fitore.

“Në radhë të parë dua që t’i përgëzoj të dy ekipet për luftën e treguar në këto kushte tejet të vështira për lojë. Jemi të kënaqur për fitoren, por asgjë nuk ka përfunduar, pasi që kemi edhe një ndeshje të radhës për të arritur në finale. Tash do të futem në dhomat e zhveshjes dhe do t’ua bëj me dije këtë gjë futbollistëve”, ka deklaruar fillimisht Dallku për Art Sport.

Tutje, ai ka shtuar se në finale nuk preferon ndonjë skuadër pasi akoma nuk kanë përfunduar punën e tyre.

“E kam thënë edhe para ndeshjes që nuk preferoj ndonjë skuadër, pasi që duhet së pari ne ta kryejmë punën tonë, pastaj të mendojmë për kundërshtarët”, përfundoi Dallku.

Ndeshja e kthimit mes Dukagjinit dhe Istogut zhvillohet pas dy jave në stadiumin ’18 Qershori’ në Klinë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera