Lajme

Deçan: Pas një mosmarrëveshjeje, dyshohet se ekspozoi ar*më – arrestohet një person

Autori: Gazeta inFokus 16:46 | 05 September 2026

Një person është arrestuar në Deçan, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje me një person tjetër ka ekspozuar armë.

Rasti ka ndodhur më 4 shtator, në vendin e quajtur “Uji i Thartë”, ku viktima ka njoftuar Policinë për incidentin.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë takuar të dyshuarin. Gjatë kontrollit, tek ai janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore dhe një brisk.

-Advertisement-

I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit nga hetuesit në prani të avokatit mbrojtës, me urdhër të prokurorit të shtetit është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy