Sport

De Ligt shkaktoi autogol ndaj Interit, Sarri thotë këto fjalë për holandezin

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 25 July 2019

Maurizio Sarri lavdëroi paraqitjen e Gianluigi Buffon gjatë ekzekutimit të penalltive në fitoren e Juventusit ndaj Interit dhe në të njëjtën kohë këmbënguli se Matthijs De Ligt nuk ka përgjegjësi për shfaqjen e tyre të dobët ndaj Interit.

Buffon bëri tre pritje gjatë penalltive, në fitoren 4-3 ndaj zikaltërve, pasi koha e rregullt përfundoi në barazin 1-1 në ndeshjen e vlefshme për “International Champions Cup”.

Autogoli i De Ligt në minutën e 10-të në ndeshjen e parë si titullar i dha epërsinë Interit, pas krosimit nga Stefano Sensi.

-Advertisement-

“Fuqia e madhe e Buffon është se ai është një luftëtar i lindur. Ai ishte i gatshëm kur u thirr dhe ishte i jashtëzakonshëm gjatë penalltive”, tha Sarri për “Sportitalia”.

“Ne mund të përmirësohemi, veçanërisht duke bërë presion për të fituar topin kur mbrohemi. Ne duhet të përqendrohemi në mbrojtje duke shkuar përpara, duke mos lejuar që ata të jenë pas nesh.

Është normale që duhet një kohë për të ndryshuar atë mentalitet. Përgjegjësia e asaj performance të dobët nuk është faji i De Ligt, pasi raste të tilla ndodhin shpesh”, deklaroi italiani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera