Sport

De Jong thyen rekordin e yllit të Barçës, që e mbante prej vitit 2010

Autori: Gazeta inFokus 09:39 | 11 April 2019

Ishte ndër më të mirët në fushë, në barazimin (1-1) e fiksuar mbrëmë në “Johan Cruijff Arena”, midis Ajax dhe Juventusit. Frenkie De Jong pati një tjetër demonstrim të talentit të tij të madh, në një fazë të rëndësishme, siç ishte ndeshja e parë çerekfinale e Ligës së Kampionëve.

Praktikisht, gjithmonë i përfshirë në të dyja fazat e lojës së të tijve, ylli holandez është bërë lojtari më i ri, me të paktën 117 prekje të topit në një ndeshje të vetme të këtij raundi të Champions-it. Me 21 vite e 333 ditë mbi supe, De Jong arriti t’ia rrëmbejë këtë rekord të veçantë Sergio Busquets.

Ky i fundit e kishte vendosur atë në sfidën mes Barcelonës dhe Interit në vitin 2010, një kohë e largët nga tani. Një demonstrim i qartë i talentit që ka blerë Barcelona. Nuk duhet harruar se Blaugrana-t i kanë siguruar shërbimet e De Jong që në janar, për shumën e 75 milionë eurove.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera