Sport

De Brunye: Të anulohet sezoni i Premierligës

Autori: Gazeta inFokus 22:26 | 02 April 2020

Ylli i Manchester Cityt, Kevin De Bryne ka folur sa i përket të ardhmes së këtij edicioni, që tashmë është ndërprerë, për shkak të koronavirusit.

Sipas tij, ky sezon duhet të anulohet, nëse mendohet që ai i ardhshmi të fillojë dhe të mbarojë në mënyrë të rregullt, përcjell GazetaBlic.

Sipas përfaqësuesit të Belgjikës, nëse do të ketë zgjidhje për këtë edicion, pasi të angazhohesh gjatë tërë vitit nuk është e lehtë, por nëse mendojnë për atë të radhës, ndoshta ideja më e mirë do të ishte të anulohej.

-Advertisement-

“Mendoj se pritja kaq e gjatë për një vendim mund të shkaktojë probleme për sezonin e ardhshëm. Nuk do të ketë pushim të mjaftueshëm gjatë verës dhe mund të shtyhet gjithçka.

Do të ndihesha i mërzitur nëse sezoni anulohet pas një viti kaq të mirë, por nëse rrezikohet sezoni i ardhshëm, duhet të bëhet”, ka thënë ndër të tjera belgu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera