Sport

“Dardanët” me organizim special për festat e fundvitit

Autori: Gazeta inFokus 15:09 | 27 December 2018

Tifo grupi i Kombëtares së Kosovës ‘Dardanët’ kanë vendosur të bëjnë një gjest fantastik për festat e fundvitit, shkruan GazetainFokus.

Ky është njoftimi i Dardanëve në faqen zyrtare. /GazetainFokus

Për njëri tjetrin!

-Advertisement-

Në këtë fundvit, më saktë në datat 29-30-31 dhjetor (shtune/diele/e hënë), ne Dardanët, që përfaqësojmë tifozërinë e Kosovës , deshirojmë të bëjmë nga një dhuratë simbolike fëmijëve bonjak në fshatin SOS, fëmijëve me Down Syndrome, fëmijëve të cilët festat e fundvitit duhet t’i presin në spitale për shkak të sëmundjeve të rënda si dhe fëmijeve të familjeve në varfëri ekstreme dhe fëmijëve të dëshmorëve të Kosovës, për të cilët një dhuratë e vogël nuk do të përmireson jetën e tyre, por do të ishte një gëzim sado i vogël në këto ditë festive.
Kryesia e Dardanëve bashkë me stafin e ngushtë dhe koordinatorët e të gjitha qendrave, do të bëjë shpërndarjen e dhuratave në ditët e cekura në të gjitha regjionet e Kosovës. Këtë nismë e kemi
quajtur “Për njëri-tjetrin”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera