Lajme

Dardan Krivaqa ndryshon deklaratën e tij rreth fajësisë

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 26 October 2022

Për dallim nga seanca e kaluar, i akuzuari për vrasjen e Marigona Osmanit, Dardan Krivaqa, sot e ka ndryshuar deklaratën e tij në gjykatë dhe u shpreh se ajo që thotë prokurori nuk qëndron dhe se sipas tij, është devijuar nga e vërteta.

“Asgjë nuk ka ndodhur siç e thotë prokurori”, tha në seancën e sotme Krivaqa

Kujtojmë se në seancën e kaluar, Krivaqa kishte shpërthyer në vaj para trupit gjykues duke thënë se “nuk po them që jam i pafajshëm, por nuk e di”.

-Advertisement-

Derisa në seancën e sotme edhe i dyshuari tjetër, Arbër Sejdiu është deklaruar i pafajshëm.

Seanca e fundit në rastin e vrasjes së Marigona Osmanit ishte mbajtur më 14 korrik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera