Lajme

Haradinaj e vazhdon traditën e ëmbëlsirave: Me nanën Rukë e nisëm ditën me urim për Policinë e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 09:07 | 06 June 2025

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka vazhduar traditën e shpërndarjes së ëmbëlsirave në ditën e Bajramit për Policinë e Kosovës.

Ai sot këtë e ka bërë se bashku me nënën e tij.

Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ai ka uruar të gjithë ata që kanë sakrifikuar për vendin.

-Advertisement-

“Me nanën Rukë e nisëm ditën me urim për Policinë e Kosovës. Uroj nga zemra familjet e dëshmorëve dhe martirëve, ushtarët tanë, personelin shëndetësor, dhe të gjithë ata që janë sot në detyrë, në shërbim të vendit”, ka shkruar Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
GP Aviation dhe PrishtinaTicket me fluturime direkte dy herë në javë drejt Parisit!
-Advertisement-

Të tjera