Lajme

Haradinaj uron besimtarët për Kurban Bajramin: Gëzim dhe begati në çdo familje

Autori: Gazeta inFokus 22:43 | 05 June 2025

Kryetari i AAK-sw, Ramush Haradinaj, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Në mesazhin e tij, Haradinaj thekson rëndësinë e solidaritetit dhe harmonisë ndërmjet shqiptarëve, duke rikujtuar se këto vlera kanë qenë gjithmonë pjesë e traditës së përbashkët.

“Te shqiptarët gjithmonë ka mbizotëruar ndjenja e solidaritetit dhe harmonisë me njëri-tjetrin, dhe gjithmonë i kemi festuar bashkë festat fetare”, ka shkruar Haradinaj nw llogarinë e tij nw Facebook.

-Advertisement-

Ai ka përcjellë urimet më të përzemërta për Bashkësinë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava, si dhe për të gjithë shqiptarët myslimanë kudo që jetojnë.

“Uroj që gëzimi dhe begatia të mbizotërojnë në familjen e gjithsecilit”, përfundon Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FIFA Club World Cup ekskluzivisht vjen për herë të parë në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera