Sport

Dallku: Nëse gjithçka ‘luhet brenda fushës’, Prishtina do të shpallet kampione

Autori: Gazeta inFokus 21:56 | 06 July 2020

Armend Dallku nuk ka shumë dyshime, skuadra e tij do të dalë kampion nëse do të luhet gjithçka brenda fushës, shkruan Gazetasheshi.com.

Tekniku i kryeqytetasve ka theksuar gjithashtu se dukuri negative po ndodhin në futbollin kosovar, prandaj ka drojën nëse gjithçka do të vendoset brenda fushës.

“Nëse luhet futbolli vetëm brenda vijave të fushës, iu premtoj se nuk ka skuadër që e ndalë skuadrën time. Ne jemi vetëm për futboll të pastër, por ju i dini gjërat negative që ndodhin. Ne iu premtojmë të gjithëve se FC Prishtina do të jetë kampion”, u shpreh Dallku në emisionin “Rock n’Roll Football”, i cili transmetohet në “Radio Prishtina” dhe “Zëri TV”.

-Advertisement-

Tekniku vushtrrias ka shumë pikëpyetje sa i përket ndarjes së drejtësisë, ndërkohë që theksoi se nuk kërkon asgjë nga ‘këmishëzinjtë’, përveçse ta bëjnë të drejtë ndarjen e drejtësisë.

“Kemi disa pikëpyetje për arbitrimit, nuk na u dhanë një penallti në Llap si dhe ndaj Drenicës, por ne jemi klub i pastër si loti dhe nuk kërkojmë asgjë të pamerituar”, tregon më tej Dallku.

Tutje, për ndeshjen e radhës ndaj Gjilanit, Dallku tha: “Gjilani është skuadër e vështirë, dhe ata kanë përvojë të madhe. Por, ne shkojmë për fitore dhe si skuadër shkojmë për t’i parandaluar këto rreziqe”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera