Dallavere, konflikt interesi e mos përfillje të britanikëve edhe në një konkurs tjetër të institucioneve publike
Autori: Gazeta inFokus 18:25 | 11 October 2023
Driton Hetemi është zgjedhur drejtori i ri menaxhues i Fondit të Kosovës për Efiçencë të Energjisë, shkruan Gazeta Infokus.
“Hetemi ka përvojë të dëshmuar në menaxhim dhe zbatim të projekteve, duke mbajtur pozita menaxhuese për mbi një dekadë”, shkruan ky institucion në njoftimin për emërimin e tij në këtë detyrë.
Megjithatë, Hetemi nuk arriti as të jetë pjesë e listës së vlerësimit nga Ambasada Britanike që bën monitorimin e konkurseve publike.
Emrat që duhej përzgjedhur sipas kësaj liste nga monitorimi i britanikëve janë Burim Leci me 25.5 pikë dhe Arben Avdyli me 23.0 pikë.
Që në total vlerësimi maksimal nga Ambasada ka qenë 40 pikë, që do të thotë së Hetemi është zgjedhur drejtor, ani pse nuk ka arritur as deri tek 20 pikë dhe nuk është fare pjesë e listës së vlerësimit nga Ambasada.
Driton Hetemi në të njëjtën kohë është edhe anëtar i Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, i cili u zgjedh në këtë pozitë pas ardhjes në pushtet të LVV-së, ku u ndërruan menjëherë anëtarët e bordit të televizionit publik. Nuk dihet ende nëse Hetemi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë apo është duke vazhduar ti mbaje të dyja.
Mirëpo kjo nuk është hera e parë që institucionet nuk po përfillin monitorimi dhe vlerësimin nga Ambasada Britanike. Gazeta Infokus ka pëcjellë na vazhdimësi konkurse në institucionet publike dhe ka edhe të tjera raste madje janë bërë të shpeshta kur injorohet tërësisht ky vlerësim nga ambasada.
Në lidhje me këtë, njohësi i çështjeve ekonomike dhe ish drejtori i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu ka thënë për Infokus se kjo ka filluar të kthehet në një dukuri shqetësuese dhe se po vazhdohet avazi i nepotizmit si në qeveritë e kaluara.
“Është një mjerim që kemi mëndu se i takon të kaluarës por për fat të keq një traditë e tillë po vazhdohet edhe më tutje ndoshta në masë edhe më të madhe, defenitivisht një zhgënjim për qytetarët për vetë faktin që sot i ke një milion e 190 mijë kosovarë të papunë, dhe afër 420 mijë të punësuar dhe 50 mijë presin në zyre dhe 320 mijë persona as nuk presin që të punësohen përmes konkurseve në këtë mënyrë të komisioneve kjo është mjerimi më i madh dhe nuk duhet habitur fakti që nga Kosova po iket më të madhe dhe një ndër arsyet e ikjes është edhe nepotizmi dhe kjo është formë e punësimit në mënyrë të kontrolluar, nuk duhet të jesh i mençur, nuk ke nevojë të kesh njohuri mjafton të jesh militant partiak dhe punën e kë të sigurtë dhe kjo është definitivit shqetësuese”, ka thënë Gërxhaliu.
Ai thotë se konkurset publike në Kosovë janë degraduar dhe se kjo është njëra ndër arsyet pse po të rinjtë po e lëshojnë vendin e madje më as nuk iu besojnë konkurseve dhe nuk aplikojnë në to.
“Është e vërtet se në Kosovë me kalimin e kohës po degradohet çdo gjë dhe ajo që është më shqetësuese shumë probleme po maten vetëm me aspektin politik. Brenga më e madhe është dëshpërimi i qytetarëve kur bëhet për fjalë për punësim kur bëhet fjalë për konkurse zakonisht përgjegjësia i jepet Ambasadës Britanike në Kosovë, Këshillit Britanik apo organit më të rëndësishëm nga ky komision mirëpo në fund të fundit gjithmonë vendo partia gjithmonë vendosin njerëz të caktuar të grupeve të interesit dhe do të thotë ata që nuk meritojnë të jenë të punësuar”, ka thënë ish drejtori i Odës Ekonomike.
Sipas tij në konkurset publike janë të zgjedhur se kush do të pranohet ende pa hapur konkursi dhe në të mungon vetëm fotografia e personit që do të pranohet.
“Unë habitem me përfaqësuesit e Ambasadës Britanike pse e lejojnë një gjë të tillë, është tmerruese, persona duhet të largohen nga ai komision se po e shihni qoftë në bankën qendrore qoftë në institucione të tjera ku ka dorë shteti po ndodhin rekomandime krejt tjera nga britanikët dhe po punësohen krejt të tjerë, prandaj kjo me të vërtet e ka humb kuptimin ma edhe shumë të ri që mendojnë të aplikojnë dhe të jenë pjesë e konkurseve të hapura nuk e bëjnë sepse paraprakisht është e vendosur që kush do të pranohet në ato konkurse dhe ndoshta në konkurs mungon vetëm fotografia e individit”, ka deklaruar Gërxhaliu për Infokus.
Derisa ka shtuar se për këtë problem kaq të madh duhet të reagojë vetë Ambasada dhe të mos lejojë që të rrënohet reputacioni i vlerësimit të britanikëve.
“Unë besoj që është koha kur duhet ambasada të reflektojë në qoftë se do të pritet nga qeveria, qeveria do të vazhdojë me avazin e vjetër dhe do ta ketë vetëm si arsyetim për monitorim apo për pjesë komisionin e ambasadës dhe besoj që duhet të mbrohet reputacioni i Britanisë së Madhe duhet të mbrohet reputacioni i ambasadës së Britanisë”, përfundon ai.
Kujtojmë se Gazeta Infokus ka raportuar edhe më herët se qeveria e Kosovës nuk po i merr parasysh rekomandimet e Ambasadës së Britanisë madje po punëson persona që po marrin më së pakti pikë nga ta e në këtë rast edhe që nuk përfshihen fare apo nuk kanë asnjë pikë nga ambasada.
Gazeta Infokus në ditët në vazhdim do të publikojë edhe detaje të tjera për dallaveret në konkurse publike ku u anashkalua tërësisht vlerësimi dhe rekomandimet e Ambasadës Britanike./Gazeta Infokus/
Ekskluzive: Flasin nga Ambasada Britanike për emërimet në Bordin e “Ibër Lepencit”
Të tjera
-
“Motër, a i len çelësat në kerr ti?”: Ky është i dyshuari që e mori veturën e kufomave dhe bënte ‘drifta’ në Pejë
Disa pamje në Pejë u bënë virale ditëve të fundit. Një veturë e bartjes së...
-
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e FSK-së
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përfunduar “Kursi i Nënoficer...
-
Lansohet pilotimi i programit të kuponëve
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë lansu...
-
Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takime...
-
Aktakuzë ndaj një personi për krịme lụfte, kreu dy vrạsje dhe një plạgosje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...
-
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet mạrihụanë
Një person është arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit. Policia ka njof...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkọolit sụlmoi policët
Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka...
-
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhụnim
Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar nj...