Qeveria Kurti nuk përfillë vlerësimin e britanikëve, emëron në Bord të “Ibër Lepencit” kandidatët e vlerësuar me më së paku pikë nga ta

Autori: Islam Morina
18:59 | 30 April 2022
Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, ka emëruar Bordin e Ndërmarrjes Publike ‘Ibër Lepenc”, ku për kryesues të këtij bordi zgjodhi Bajram Mustafën, ndërsa si anëtar janë emëruar Violeta Hoxha, Denis Dautaj, Valmire Latifi, Avdullah Nishori dhe Myzafer Luma.
Në këtë rast qeveria nuk ka përfillur ekspertët e angazhuar nga Ambasada Britanike në Kosovë ani se sa ishte në opozitë ishte pikërisht Albin Kurti dhe partia që ai drejton që i jepte shumë rëndësi faktit se vlerësimi i kësaj ambasade nuk po respektohet në mënyrë që në pozita udhëheqëse të Ndërmarrjeve Publike të zgjidhen njerëz me kredibilitet moral e profesional, raporton Gazeta Infokus.
Qeveria Kurti këtë të shtunë bëri një përzgjedhje e cila bie ndesh me vlerësimin e ekspertëve të Ambasadës Britanike.
Bajram Mustafa, del të jetë kandidati më pak i vlerësuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë, ani pse Qeveria Kurti, e zgjodhi atë për kryesues të bordit.
Britanikët, Mustafën e kishin renditur si të 10-in në listë, duke e vlerësuar me vetëm 18.5 pikë, ndërsa 9 kandidatët e tjerë që u anashkaluan nga qeveria, kishin marrë nga 19 deri në 23 pikë nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.
Ndërkaq edhe pse i 11 në listën e britanikëve me 18.5 pikë, Avdullah Nishori, zgjidhet për të qenë anëtar i Bordit të Ndërmarrjes Publike ‘Ibër Lepenc”.
Kjo nuk është hera e parë që në krye të bordeve të ndërmarrjeve publike zgjidhen njerëz nga fundi i listës dhe jo ata që Ambasada Britanike i vlerëson si më të mirët.
Ambasada Britanike nuk është ndarë e kënaqur edhe nga përzgjedhja e bordeve që bëjnë mbikëqyrjen e Ligjit të Prokurimit Publik, dhe të ndarjes së drejtësisë në tender.
Qeveria e Kosovës kishte marrëveshje me Ambasadën Britanike në Prishtinë që të asistohet në këto dy procese të rekrutimit të Bordeve, por ambasada nuk është përfshirë në asnjërin proces.
“Ambasada Britanike në Prishtinë nuk do të asistojë në procesin e ri për zgjedhjen e bordit të OShP-së. Qëndrimi ynë i vazhdueshëm për raste të tilla është se projekti i Ambasadës Britanike nuk do të jetë në gjendje të mbështesë përsëri procesin, në rastet kur rekrutimi ka përfunduar me sukses dhe ka rezultuar me kandidatë që janë të emërueshëm”, kishte bërë të ditur Ambasadës Britanike në Prishtinë.
Pavarësisht kësaj qeveria Kurti edhe këtë të shtunë nuk përfilli prapë vlerësimin e britanikëve me përzgjedhjen e Bajram Mustafës në krye të Bordit të “Ibër Lepencit”.
Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, në mbledhjen e së shtunës deklaroi se në konkursin e shpallur për bord të “Iber Lepenci” kishin aplikuar 110 kandidatë, ndërsa në listën e ngushtë ishin përzgjedhur 59 kandidatë. Gjatë periudhës së ankesave, ishin pranuar 14 ankesa ku 9 prej tyre janë vlerësuar të drejta./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Vritet një burrë në Ferizaj, i dyshuari kapet në vendin e ngjarjes me armë në dorë, plagoset nga Policia
Policia e Ferizajt përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se një pe...
-
Sulmohet seksualisht një e mitur në Fushë Kosovë
Një person është arrestuar mëngjesin e së premtes në Fushë Kosovë, nën dyshim...
-
Lipjan: I mituri therrë me thikë bashkëmoshatarin e tij
Një i mitur ka therë me thikë një të mitur tjetër pasditen e së premtes në Li...
-
Aksident me fatalitet në rrugën Kllokot – Viti, vdes një motoçiklist
Një person ka humbur jetën mbrëmjen e së premten në rrugën Kllokot – Viti, si...
-
Avokati i Popullit: Kodi Civil të sigurojë të drejtat e barabarta për personat e sekseve të njëjta
Marrëdhëniet familjare të personave me sekse të njëjta duhet të njihen dhe të...
-
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, shqyrtohet edhe çështja e Trustit
Të hënën duke filluar nga ora 11:00 do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuve...
-
Ish-zëvendësministri dhe anëtari i kryesisë së PDK-së, publikon video ku shtihet me armë
Ish-zëvendësministri i Qeverisë së Kosovës, njëherit edhe anëtarë i kryesisë ...
-
Sulmon policët, arrestohet 20 vjeçari në Suharekë
Njësiti patrullues i Stacionit Policor në Suharekë, gjatë shqiptimit të një t...
-
Nuk do ta besoni se çfarë i ka ndodhur kryetarit të KOK-ut në Japoni
Kryetari i Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ekskluziv...
-
EMOCIONUESE: Kryetari i KOK-ut Ismet Krasniqi tregon një moment rrëqethës për Majlinda Kelmendin
Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, i ftuar në emisionin...
-
EKSKLUZIVE: Kjo është shifra marramendëse që Kosova do të paguante për marketing e që Majlinda e Distria e bën me fitoren e tyre
Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka treguar vlerën të...
-
Shaip Kamberi fiton mandatin e deputetit në Beograd
Pas rivotimit për herë të dytë në fshatin Tërnoc ne lagjen e strukturvae ësht...