Dallavere e dyshime për korrupsion, OSHP bombardohet me ankesa për tenderin 35 milionësh të Liburn Aliut për rrugën Prizren – Tetovë
Autori: Gazeta inFokus 17:33 | 30 April 2024
Dallavere, dyshime për korrupsion e dhjetëra shkelje ligjore dyshohet të kenë ndodhur në tenderin 35 milionësh të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në krye me Liburn Aliun, për ndërtimin e segmentit të parë të rrugës Prizren – Tetovë.
Gjykata e tenderëve, ashtu siç njihet Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik (OSHP), tashmë ka marr tri ankesa nga operatorët ekonomikë të cilët kanë renditur shkeljet ligjore të gjetura gjatë procesit të vlerësimit të ofertave dhe përzgjedhjes së kompanive fituese.
Gazeta INFOKUS ka hulumtuar gjithë dosjen e këtij procesi si dhe ka siguruar ankesat e operatorëve ekonomikë.
Tenderi në vlerë të parashikuar 35 milionë euro është ndarë në 3 Lote dhe parasheh ndërtimin e 20 kilometrave e 350 metrave rrugë nga segmenti Struzhë – Kyçja në Auto-udhën “dr.Ibrahim Rugova” në Prizren – Jug. Loti 1 parasheh 6 kilometra e 913 metra, Loti 2, i paraparë 6 kilometra e 525 metra dhe Loti 3 i paraparë 6 kilometra e 911 metra.
Shkeljet më të mëdha në ‘LOT 3’, u injoruan ofertat më të lira
Ministria e drejtuar nga Liburn Aliu dhe Hysen Durmishi, sipas operatorëve ekonomikë ka hyrë në telashe të mëdha dhe do të përfundojnë në prokurori për shkak të parregullësive dhe dyshimeve të mëdha që janë ngritur për favorizime dhe ndërhyrje në këtë proces prokurimi.
Skandali më i madh siç i kanë thënë Gazetës Infokus dy përfaqësues të kompanive që janë në garë është në pjesën e “Lot 3”, ku ministria duket se ka nxjerrë fitues kompaninë e gjashtë në radhë për nga vlera më e lartë e ofertës.
Derisa Ligji i Prokurimit Publik e qartëson se fitues në një procedurë prokurimi shpallet oferta ekonomikisht më e favorshme, në këtë rast ministria ka shkelur me dy këmbët këtë parim bazë duke injoruar 5 kompani më të lira.
Fitues për Lot 3 është shpallur grupi i operatorëve ekonomik “4 A-M”, Premium Beton SH.P.K” dhe “GPG Kompany Sh.P.K”. Vlera e ofertës fituese të këtij konzerciumi është 8 milionë e 364 mijë e 804 euro e 38 cent.
Duke lënë kështu anash hiq më pak se 5 kompani të tjera të kualifikuara e që i kanë plotësuar kriteret në këtë proces qe kanë ofertuar me çmimin më të lirë.
Saktësisht 5 kompani kanë ofertuar me çmim më të ulët e që janë për rreth 600 mijë euro më të lira.
VENDIMI I PLOTË I SIGURUAR NGA GAZETA INFOKUS
Për ndërtimin e rrugës për pjesën ‘LOTI 1’ sipas dokumentit që ka siguruar Gazeta Infokus në prokurorim kanë marrë pjesë 9 konzerciume derisa prej tyre fituese ka dalë grupi i operatorëve ekonomikë “4 A-M Premium Beton SH.P.K dhe “GPG Company Sh.p.k” në vlerë 7 milionë e 999 mijë e 999 euro apo afro 8 milionë euro.
Ndërsa për ‘Lot 2’ për ndërtimin e 6 kilometrave për rrugën Prizren Tetovë nga kjo ministri i është dhënë apo është rekomanduar konzerciumit: “Pricom SH.P.K”, “Metag Insaat Ticaret A.S”, FS Cing SH.P.K” dhe “JAHA SOLAR” në vlerë 15 milionë e 605 mijë e 675 euro e 81 cent.
Derisa loti i fundit apo numër 3 ku edhe po dyshohet për keqpërdorime më të mëdha i është dhënë grupit të operatorëve ekonomikë: “Eurokos Holding SH.P.K”, “Alfa.i”, “El-Bau SH.P.K”, “Agim Morina B.I”, “N.N.SH. Ëorld Medium”, si dhe “Adnan Bislimi B.I”, në vlerën e theksuar edhe më lartë apo 8 milionë e 346 mijë e 804 euro e 38 cent.
Ankesat në OSHP, sa ligje shkeli Liburn Aliu sipas kompanive?
Sipas ankesës së tretë në OSHP të bërë nga kompania “PE -VLA-KU SH.P.K, dega në Kosovë”, ministria e Liburn Aliut ka shkelur hiq më pas se 13 dispozita ligjore në përzgjedhjen e operatorit ekonomikë, konkretisht konzerciumit: “4 A-M Premium Beton SH.P.K GPG Company Sh.p.k” në vlerë afro 8 milionë euro.
Ndër to edhe vetë kriteret e përzgjedhjes si dhe nenin 69 të ligjit për prokurim publik sa i përket aftësive teknike dhe profesionale të kompanive fituese.
Sipas këtij konzerciumi ata janë dëmtuar në vlerë 5 mijë euro për kryerjen e proceseve për aplikim derisa nga ministria janë përzgjedhur operatorë ekonomikë të papërgjegjshëm.
“Neve si Operator Ekonomik na janë bërë dëme materiale për përgatitjen dhe dorëzimin e ofertës, përgatitjen e kërkesave për rishqyrtim, ankesave etj. në vlerë prej 5,000.00 euro”, thuhet në ankesë.
Ky grup operatorësh ekonomikë kanë kërkuar nga Organi Shqyrtues i Ankesave që njoftimi dhe vendimi për dhënie të kontratës të kthehen në rivlerësim.
Përveç kësaj në OSHP janë bërë edhe dy ankesa të tjera ku përsëri ministria e ministrit të Kurtit, Liburn Aliu, është akuzuar për disa shkelje në përzgjedhjen e operatorëve ekonomikë duke pëfshirë kriteret e përzgjedhjes, procedurat e prokurimit si dhe ekzaminimin, vlerësimin dhe krahasimin e tenderëve e shumë shkelje të tjera.
Gazeta Infokus javën që lamë pas ka raportuar ekskluzivisht edhe për marrëveshjen e nënshkruar nga ministri Liburn Aliu me Zëvendës Ministrin për Transport dhe Lidhje në Maqedoninë e Veriut, Bekim Rexhepi, ku Ministri i Kurtit i jep kompetencë të plotë për ndërtimin e tunelit Prizren – Tetovë, Fakultetit të Ndërtimtarisë në Shkup, edhe për pjesën në territorin e Kosovës, duke cenuar kështu edhe sigurinë kombëtare.
Në lidhje me këtë hulumtim të Infokusit kanë reaguar edhe deputetë nga opozita.
Të hënën, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se në këtë marrëveshje ka shumë anomali duke theksuar se nene 4 dhe 5 e vendosin Kosovën në pozitë të pavfavorshme dhe vetëm si pale monitoruese.
Ndërsa në lidhje me këtë marrëveshje në një intervistë për Gazetën Infokus ka reaguar edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala.
Ai ka thënë se ministri Aliu është duke shkelur disa ligje të Republikës së Kosovës me nënshkrimin e kësaj marrëveshje me 8 nene të cilat nuk e përfillinin ligjin e Kosovës./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...