Lajme

Dalin pamjet: Kurti e Osmani me Clintonët, Engelin dhe Goren në Washington

Autori: Gazeta inFokus 22:14 | 27 April 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ish presidenten Atifete Jahjaga, morën pjesë sot në ceremoninë e varrimit të ish-Sekretares së Shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright, në ambientin historik të Katedrales Kombëtare në Washington.

Në kuadër të ceremonisë, Kryeministri dhe Presidentja patën rast të takoheshin me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, ish-Presidentin e SHBA-së, Bill Clinton dhe bashkëshorten e tij, ish-Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton, ish-Zëvëndëspresidentin e SHBA-së, Albert Gore, ish-Sekretarët e Shtetit, Condoleezza Rice dhe John Kerry dhe ish-kongresistin Eliot Engel.

Kështu u tha në një njoftim nga Zyra e Kryeministrit, teksa janë publikuar edhe disa fotografi nga Washingtoni.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera