Lajme

Dakaj: Lumir Abdixhiku nuk rrëzohet nga LDK-ja, e keni pasur shansin pas zgjedhjeve të dhjetorit

Autori: Gazeta inFokus 22:02 | 29 June 2026

Gazetari Shkëlzen Dakaj ka reaguar pas mbledhjes së Kryesisë dhe kryetarëve të degëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila erdhi pas kërkesave për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut nga pozita e kryetarit të partisë, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Facebook” Dakaj theksoi se nga 38 degë të LDK-së, 33 e kanë mbështetur në mënyrë unanime vazhdimin e vizionit të Lumir Abdixhikut dhe Vjosa Osmanit, ndërsa vetëm pesë degë kanë refuzuar ftesën dhe nuk kanë marrë pjesë në mbledhje.

Ai është shprehur se Lumir Abdixhiku nuk mund të rrëzohet nga LDK-ja, duke shtuar se pozita e tij është forcuar edhe më tej me mbështetjen e Vjosa Osmanit.

-Advertisement-

“Nga 38 degë të LDK-së, vetëm 5 paskan refuzuar ftesën, ndërsa 33, në mënyrë unanime, e paskan mbështetur vazhdimin e vizionit të Lumirit dhe Vjosës. Lumir Abdixhiku nuk rrëzohet nga LDK. Aq më pak tash, kur i ka forcuar radhët me Vjosa Osmanin. E keni pasur shansin pas zgjedhjeve te dhjetorit dhe ia firmosët besimin për ta udhëhequr partinë. Tash, zhurmat dhe pakënaqësitë e brendshme është mirë të heshtin e të mos e dëmtojnë subjektin.”, ka shkruar Dakaj.

Pas mbledhjes, edhe Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, u deklarua para gazetarëve.

I pyetur se çka u tha mbi kërkesat për dorëheqjen e Abdixhikut, Haziri tha se LDK “nuk i sheh proceset bardh e zi”.

Ai tha se debati i brendshëm ka filluar sot dhe se do të vazhdohet edhe në organet tjera./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy