Lajme

Daçiqit i zvogëlohen “vijat e kuqe”, tash vetëm anëtarësimi i Kosovës në OKB “nuk diskutohet”

Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 27 January 2023

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se pozicioni serb ndaj planit franko-gjerman, është “i qartë dhe i përgjegjshëm” në atë që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë, raporton Insajderi.

Daçiq duke u përgjigjur në pyetjet për gazetarë, tha se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se cilat janë “vijat e kuqe” për këtë, e cila është se nuk do të lejojnë anëtarësimin e Kosovës në Orgnaizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Kjo është tejet e rëndësishme sepse edhe pata mundësinë të dëgjojë vlerësimet në Bruksel që Vuçiq u soll konstruktivisht dhe me përgjegjësi, për dallim nga Prishtina, dhe mendoj se është tejet e rëndësishme ta ruajmë shtetin dhe interesat tona kombëtare, por edhe që ta ruajmë Serbinë nga kërcënimet e ndryshme, shantazhet, sanksionet e mundshme dhe gjithçka që mund të kërcënojë të ardhmen e qytetarëve serbë”, ka thënë ai, siç e citoi Euronews në gjuhën serbe, përcjell Insajderi.

-Advertisement-

Kujtojmë se ishte i pari Ivica Daçiq ai i cili kishte dalë kundër planit franko-gjerman, ku thoshte se ky plan e merrte të mirëqenë pavarësinë e Kosovës dhe se kjo ishte premisë bazike e saj.

Mes tjerash, Daçiq shprehej se Serbia nuk do ta njeh Kosovën “as formalisht as informalisht” dhe se nuk do të lejonin anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Serbia del me “tri vija të kuqe” për Kosovën – Insajderi

Ishte vetëm ditëve të fundit pas vizitës së “pesëshesh së madhe” diplomatike kur Aleksandar Vuçiq doli publikisht dhe pohoi se kishte pranuar planin franko-gjerman.

Vuçiq në dramaticitetin e tij të kahershëm tha se ka patur “rezervë” vetëm për një çështje tejet të rëndësishme, por që nuk e kishte specifikuar. Por deklarimi i sotëm i Daçiqit, lë të kuptohet se kjo ishte “rezerva” e madhe që kishte shprehur presidenti serb

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera