Sport

Cutrone kishte refuzuar Interin

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 03 January 2018

Babai i sulmuesit Patrick Cutrone, Pasquale thotë se djali i tij kishte zgjedhur Milanin para Interit sepse kuqezinjtë e donin më shumë, transmeton zeri.info

Cutrone ka shënuar nëntë gola deri më tani këtë edicion me gjigandin italian dhe Pasquale thotë se sulmuesi kishte tërhequr intresesimin e disa klubeve gjatë verës së kaluar.

“Kur ai ishte fëmijë, luante futboll me gjyshen e tij në dhomën e ndenjës. Ajo ishte portieri”, deklaroi Pasquale.

-Advertisement-

“Ai mund të ishte larguar në huazim te Verona, Bologna, Crotone dhe Torino, që e donin atë, ndërkohë ne nuk mendonim që ishte një ide e mirë që të qëndronte me gjithë atë konkurrencë, por ai e ka shfrytëzuar mundësinë e tij. Refuzimi i Interit? Nuk kemi pendesë dhe s’ka asgjë kontroverse. Milani e deshi më shumë”, shtoi ai ndër të tjera.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera